×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Hoti: Jemi në fazë finale, AKR-ja e Pacollit pjesë e koalicionit

    FrontOnline
    28 Prill 2020

    I nominuari i LDK-së për kryeministër të Qeverisë së ardhshme Avdullah Hoti ka zhvilluar takim konsultues me liderin e Nisma-së, Fatmir Limajn si dhe me përfaqësues të Listës Serbe, raporton Front Online.

    Hoti tha se LDK-ja është në fazën finale të përmbylljes së marrëveshjeve me partitë që do të jenë pjesë e koalicionit qeveritar.

    “Jemi në fazat finale të përmbylljes së marrëveshjes me të gjitha partitë e këtij koalicion. Së shpejti do të lidhim marrëveshje. E them me kënaqësi se bisedat janë përmbyllur në masë të madhe”, tha Hoti.

    Megjithatë ai tha se partia e tij, LDK është e vetëdijshme që këtë qeveri do ta formojnë në një kohë të vështirë siç është pandemia e Covid-19.

    Pjesë e këtij koalicioni Hoti theksoi se do të jetë edhe partia e Behgjet Pacollit, AKR-ja.

    “Ne të do të dakordohemi mbi bazën e parimeve. Sapo të jemi gati do të nisim dërgesën tonë për mandatarin. Edhe AKR do të jetë pjesë e këtij koalicioni”, pohoi Hoti.

    Ndërkaq pjesëmarrjen e Listës Serbe në këtë përbërje të koalicionit ai e ka arsyetuar me të drejtën që ua jep Kushtetuta e Kosovës minoriteteve.

    “Pjesëmarrja e Listës Serbe do të jetë në përputhje me normat kushtetuese si pjesë e komunitetit. Është çështje ditësh që t’i finalizojmë të gjitha marrëveshjet tona”, tha në fund Hoti. /FrontOnline/

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/262412864953219/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.