
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pritet të takohet sot me kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn.
Kështu kanë bërë të ditura burime të “Front Online“, derisa thonë se takimi do të mbahet sot në ora 15:00 në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka paralajmërua se marrëveshjet e koalicionit mund të nënshkruhen sot, dhe nesër. /FrontOnline/