×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Afganistani liron mbi 12 mijë të burgosur shkaku i koronavirusit

    FrontOnline
    28 Prill 2020

    Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, e ka nënshkruar një dekret për lirimin e mijëra të burgosurve në përpjekje për ta parandaluar përhapjen e Covid-19 nëpër burgje.

    Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirus në këtë shtet ka shkuar në 1,828. Rritje e vazhdueshme e numrit të rasteve po shënohet në Herat, Kabul dhe Kandahar, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

    Pas dekretit presidencial të publikuar të hënën, 12,399 të burgosur, të dënuar për krime të ndryshme, do të falen. Kjo shifër i shtohet 10,000 të burgosurve të tjerë, që tashmë janë në procesin e lirimit.

    “Të gjithë të burgosurit e liruar janë këshilluar të qëndrojnë në karantinë në shtëpitë e tyre për së paku 14 ditë si masë parandaluese kundër koronavirusit”, tha Rashid Totakhail, kryetar i çështjeve të burgjeve.

    Wahidullah Mayar, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë, tha të martën se 125 persona janë konfirmuar si të infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të kaluara në Afganistan, ndërsa një person ka vdekur.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.