
Sonte u konfirmuan edhe 17 raste të tjera me coronavirus në Kosovë, raporton Front Online.
Ndërsa janë shëruar edhe 35 të tjerë.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia përmes një postimi në Facebook.
“Të dhënat e sotme tregojnë 35 të shëruar dhe 17 raste pozitive.
Këto rezultate janë shpresëdhënëse por, ne duhet ta mbajmë vëmendjen tek rregullat që duhet t’i ndjekim”, ka shkruar Vitia
Deri tani në Kosovë rezultojnë 780 të infekruar me Covid-19. Prej tyre 201 janë shëruar, ndërsa 21 kanë vdekur.
Njoftimi i plotë i ministrit Vitia:
Të dhënat e sotme tregojnë 35 të shëruar dhe 17 raste pozitive.
Këto rezultate janë shpresëdhënëse por, ne duhet ta mbajmë vëmendjen tek rregullat që duhet t’i ndjekim.
Megjithatë, sot e humbëm edhe një bashkëqytetarë në betejën me COVID-19. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve!
Akoma nuk ka kaluar rreziku.
Ndaj ju lutem të mos shpërqendrohemi asesi dhe të ecim së bashku në këtë betejë të jashtëzakonshme për shëndetin dhe jetën e gjithsecilit