×
  • Kronika
  • Kronika

    Detaje të reja për vdekjen e 52-vjeçarit në minierën e “Trepçës”

    FrontOnline
    27 Prill 2020

    Një 52 vjeçar, me inicialet M.M. ka vdekur të shtunën pas një aksidenti në minierën e “Trepçës-Njësia e Crnacit”.

    Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në Horizontin e VIII-të, punishtja 11/8-1 në minierën Crnac. Pas nxjerrjes se viktimës nga vendi i aksidentit, rreth orës 19:15 të datës 25.04.2020 trupi i viktimës është përcjellë për Obduksion në QKUK në Prishtinë.

    Siç thuhet në njoftim, nga KPMM është formuar menjëherë komisioni profesional i cili ka filluar punë qysh atë ditë dhe është lëshuar urdhër për sigurimin e zonës se aksidentit dhe hetimin e detajuar te shkaqeve te aksidentit.

    Njoftimi i plotë:

    Ju njoftojmë se me datë 25.04.2020 ka ndodhur një aksident me fatalitet-vdekje e një punëtori në minierën e “Trepçës-Njësia e Crnacit”. Aksidenti ka ndodhur në Horizontin e VIII-të, punishtja 11/8-1 në minierën Crnac, dhe nga ky aksident ka humbur jetën punëtori M.M, i datëlindjes 1968. I ndjeri ishte punëtor i nënkontraktuar i ndërmarrjes “Rudar Invest”. Me rastin e marrjes së njoftimit nga stafi i minierës Trepça-Crnac, KPMM respektivisht Kryeinspektori i minierave z. Fatmir Gerguri menjëherë ka organizuar ekipin e inspektoratit dhe kane dale ne vend te ngjarjes. Po ashtu në vend ngjarje kanë mbërri të gjitha institucionet e nevojshme që janë përgjegjës për hetimin e aksidentit si; Policia e Kosovës-njësia e Hetimeve e cila ka përfaqësuar edhe Prokurorin Hetues, Mjekësia ligjore e punës, Udhëheqës të minierës Crnac ,Udhëheqësi i ndërmarrjes “Rudar Invest”. Pas nxjerrjes se viktimës nga vendi i aksidentit, rreth orës 19:15 të datës 25.04.2020 trupi i viktimës është përcjellë për Obduksion ne QKUK ne Prishtinë. Nga KPMM është formuar menjëherë komisioni profesional i cili ka filluar punë qysh atë ditë dhe është lëshuar urdhër për sigurimin e zonës se aksidentit dhe hetimin e detajuar te shkaqeve te aksidentit.

    Inspektorati ka ndaluar punën ne Horizontin ne te cilin ka ndodhur aksidenti deri ne përfundimin e hetimeve, ndërsa ndërmarrjes i lejohet puna ne vend punishtet e tjera.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.