×
  • Lajme
  • Lajme

    Dumoshi: Kosovës i duhet një sistem funksional i pronësisë intelektuale

    FrontOnline
    26 Prill 2020

    Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi në Ditën Botërore e Pronësisë Intelektuale, ka thënë se pronësia intelektuale është jetike, e vendit tonë i duhet një sistem plotësisht funksional i pronësisë intelektuale, ku autorëve e novatoreve u mbrohen të drejtat e tyre dhe ata mbështetën për të krijuar e shpikur.

    Ajo ka thënë se Kosova ka vazhduar të marrë hapa në fushën e pronësisë intelektuale, për të drejtën së autorit, kemi vazhduar me krijimin e politikave të reja dhe me implementimin e tyre.

    Deklarata e plotë e Dumoshit:

    Të nderuar autorë e novatorë,

    Vendi ynë i bashkohet Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale dhe motos së saj për festimin e 26 prillit ditës botërore të pronësisë intelektuale “Inovoni për një Ardhmëri të Gjelbër”.

    Në këto ditë pandemie, e të vështira, veprat e autorëve dhe novatorëve, krijimet e imagjinatës dhe mendjes së ndritur njerëzore si libri, filmi, televizioni, radiot e interneti kanë lehtësuar jetën tonë. Por, më shumë se kurrë vëmendja e njerëzimit është drejtuar tek novatorët që me shpikjet e tyre të japin kurën për këtë pandemi botërore. Pra pronësia intelektuale është jetike, e vendit tonë i duhet një sistem plotësisht funksional i pronësisë intelektuale, ku autorëve e novatoreve u mbrohen të drejtat e tyre dhe ata mbështetën për të krijuar e shpikur.

    Kosova ka vazhduar të marrë hapa në fushën e pronësisë intelektuale, për të drejtën së autorit, kemi vazhduar me krijimin e politikave të reja dhe me implementimin e tyre. MKRS, Zyra për të drejtën e autorit është duke zbatuar Strategjinë për Forcimin e Sistemit të Drejtave të Autorit 2019-2023, zbatimi i saj do të ndikoj fuqishëm në vetëdijesimin dhe edukimin e shoqërisë për rëndësinë e të drejtës së autorit dhe në zbatimin e këtyre të drejtave në vendin tonë.

    Jemi duke punuar ngushtë edhe Shoqatat Kolektive për Menaxhimin e të drejtës së Autorit, që këtë vit të autorët, përformuesit dhe producentët të fillojnë të marrin kompensimet e tyre nga menaxhimi kolektiv. Kam kërkuar nga Zyrën për të Drejtat e Autorit, që të vazhdoj punën e mirë me Task Forcën kundër Piraterisë në marrjen e masave kundër piraterisë.

    Të gjitha veprimet e ndërmarra janë garanci që e drejta e autorit është duke u avancuar në vendin tonë. Vazhdojmë punën së bashku, që autorët e krijuesit të gëzojnë mbrojtje dhe përftime ekonomike për veprat e tyre.

    Ju faleminderit shumë!

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.