
Nisma Socialdemokrate ka ftuar sot në mbledhje urgjente kryesinë e partisë, raporton Front Online.
Mbledhja pritet të fillojë pas një ore teksa temë diskutimi do të jetë arritja e një marrëveshje për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës për formimin e qeverisë së re, raporton “Front Online”.
Këtë gjë e ka konfirmuar për portalin anëtarja e kryesisë së Nismës njëherësh edhe deputetja Albulena Balaj.
“Tani jam rrugës duke shkuar për në mbledhje të kryesisë. Jemi ftuar urgjent për të marrë pjesë në këtë mbledhje ku do të diskutohet për koalicionin e mundëshm me LDK-në për formimin e qeverisë. Aty do të diskutojmë për detajet dhe pas mbledhjes do të dalim me një qëndrim rreth kësaj cështje”, ka thënë ajo për “Front Online”.
Kujtojmë që sot për të njëjtën temë diskutimi pritet të mblidhet edhe kryesia e AAK-së. Në ndërkohë dje gjatë ditës kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë që në rast të arritjes së një marrëveshje me AAK-në, AKR-në, Nismën dhe pakicat, qeveria e re do të formohet më së largu në vikend. /Front Online