×
  • Lajme
  • Lajme

    Suedia kërcënon me mbyllje të restoranteve dhe kafeneve për shkak të mos respektimit të distancës

    FrontOnline
    24 Prill 2020

    Suedia ka kërcënuar se do ti mbyllë kafenetë dhe restorantet të cilët nuk i përmbahen rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore për distancim social.

    “Kemi raportime brengosëse për oborret e përplota e kafeneve dhe të restoranteve. Më lejoni të jem i qartë deri në fund. Nuk dua të shoh oborret e përplota të restoranteve në Shtokholm apo kudo tjetër”, ka thënë ministri i brendshëm Mikael Damberg në një konferencë për gazetarë.

    Qeveria dje ka kërkuar nga 290 vetëqeverisje lokale të raportojnë për atë se si restorantet dhe kafenetë po i zbatojnë rekomandimet e Agjencionit për Shëndetin Publik.

    “Këto direktiva duhet të respektohen, në të kundërtën lokalet do të mbyllen”, ka thënë Damberg.

    Suedia ka vendosur për politikë relativisht liberale në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, prandaj në vend të masave kufizuese, kafenetë dhe restorantet kanë mbetur të hapura, si dhe shkollat./Insajderi/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.