×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Mogherini ndihej në borxh ndaj Serbisë e Rusisë, e ofendoi popullin e Kosovës

    FrontOnline
    23 Prill 2020

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ish-ndërmjetësuesja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Frederica Mogherini ndihej në borxh ndaj Serbisë e Rusisë, përderisa pagën e merrte nga BE.Ai ka thënë se Mogherini e ka trajtuar shumë keq Kosovën gjatë drejtimit të saj.

    “Zonja Mogherini më shumë është ndi në borxh ndaj Serbisë e Rusisë, sesa ndaj BE-së që ia ka dhanë pagën, e SHBA-së.

    Kam pas dyshime në plot nivele që dicka është kah zihet në ato negociatat e fshehtë. Përveç dyshimeve, ka pas informacione se po bisedohet për një marrëveshje për shkëmbime territoriale”, ka thënë Haradinaj në RTV 21.

    Ai ka thënë se Mogherini e ka ofenduar Kosovën, duke e anuluar një konferencë me të kur ishte kryeministër.

    Zonja Mogherini e ka ofendu Kosovën, sepse ia ka anuluar kryeminsitrit Haradinaj konferencën e paralajmërume me protokoll sepse unë e kam kërku SHBA-në në tavolinë. Sot SHBA-në e kemi në dialog, BE nuk e ka menaxhu rolin e vet në këtë dialog. BE sot i ka në process të dialogut dy zyrtarë që vinë nga vende që nuk e kanë njohur Kosovën e pavarur”, ka thënë ai.

     

    Haradinaj ka thënë se BE duhet të angazhohen më shumë rreth këtij procesi.

    “Nuk e kuptoj si mundet me na ndihmu Berlini e Franca, kur nuk angazhojnë njerëz të afërt të tyre në parlament. Presidenti Trump e bëri, e emëroi ambasadorin Grenell”, ka theksuar Kryetari Haradinaj.Ai ka thënë se nuk beson më që ka rrezik nga ndarja, pas vitit 2018, pasi që ideja nuk ka më përkrahje.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.