×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trump e Pompeo i urojnë myslimanët për Ramazan

    FrontOnline
    23 Prill 2020

    Presidenti amerikan Donald Trump uroi myslimanët në SHBA dhe në mbarë botën me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

    “Për miliona njerëz në të gjithë globin, – shkruan Presidenti Trump, – ky muaj i shenjtë është një mundësi për të përtëritur dhe forcuar besimin e tyre përmes agjërimit të rreptë, faljeve së devotshme, meditimit dhe reflektimit, leximit të Kuranit dhe veprave bamirëse. Këto akte përputhen ngushtë me vlerat universale që promovon besimi islam – paqja, mirësia, dashuria dhe respekti për të tjerët.”

    Gjatë muajve të kaluar, – shkruan ai, – kemi parë se sa e rëndësishme mund të jetë fuqia e faljes në kohë të vështira.

    Ndërsa Sekretari i Shtetit Michael Pompeo shkruan në mesazhin e tij se në Shtetet e Bashkuara, në rrethana normale, shumë xhami, shtëpi dhe qendra komunitare mirëpresin miqtë dhe fqinjët e besimeve të ndryshme, por këtë vit COVID-19 ka sjellë ndryshime të papritura për festimet e myslimanëve në të gjithë botën.

    “Myslimanët që planifikonin të shkonin në Mekë për haxhillëk dhe për të vizituar dy xhamitë e shenjta të Mekës dhe Medinës, po inkurajohen t’i shtyjnë planet për të frenuar përhapjen e sëmundjes. Iftari nuk do të mund të ndahet, siç bëhet tradicionalisht, me familjen dhe miqtë; shumë aktivitete do të zhvendosen në platformat online.”

    Në kushte normale, – shkruan Sekretari Pompeo, – shumë nga ambasadat dhe konsullatat e SHBA në mbarë botën organizojnë pritje të iftarit, ndërsa këtë vit, ato do të angazhohen me mënyra krijuese që vazhdojnë të demonstrojnë vlerat e përbashkëta njerëzore dhe angazhimin për të promovuar lirinë fetare. /VoA

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.