×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    KEK po realizon shpime në Kuzmin për potenciale të qymyrit

    FrontOnline
    23 Prill 2020

    Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se për qëllim të hulumtimeve gjeologjike dhe gjeomekanike të masave potenciale të qymyrit në zonën e mundshme të eksploatimit linjitit (zona ashtuquajtur Jug), KEK është duke realizuar një program të shpimeve hulumtuese në disa sipërfaqe shumë të kufizuara në zonën kadastrale të Fushë Kosovës.

    KEK thotë se shpimet po bëhen sipas vendimit të Qeverisë nr. 10/57.

    “Për realizimin e këtij programi është lëshuar edhe licencë hulumtuese nga Komisioni Pavarur i Minierave dhe Mineraleve (KPMM)”.

    “Duke pasur parasysh se gjatë realizimit të këtij programi nevojitet qasja edhe në disa prona private, që nga fillimi i këtij aktiviteti është formuar komisioni i veçantë nga KEK-u që merret me vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve eventuale që mund të shkaktohen për pronarët privatë”.

    “Në parim, të gjithë pronarët njoftohen paraprakisht rreth aktiviteteve eventuale në pronat e tyre private.

    Në lidhje me këtë, konkretisht në fshatin Kuzmin, nesër me 24.04.2020, ora 10, është caktuar një takim me të gjithë banorët të cilët potencialisht mund të afektohen nga ky aktivitet, lidhur me procedurat e kompensimit të dëmeve eventuale”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.