
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka bërë të ditur në konferencë për media se ka refuzuar kërkesën e Kryesisë së partisë për t’u bërë kryeministër, raporton portali “Front Online”.
“Ishte kërkesë e kryesisë së LDK-së që unë si kryetar ta marrë këtë përgjegjësi në këtë kohë. Unë e arsyetova para kryesisë se nuk jam në gjendje ta marrë këtë përgjegjësi, jo që nuk e dëshiroj, sepse konsideroj se vendi është në një situatë mjaftë të rëndë, për shkak të dialogut, por edhe për shkak të krizës ekonomike nga pandemia. E luta kryesinë që kësaj radhe të ketë konsideratë ndaj meje dhe ta gjejë kandidatin.Kemi diskutuar për Avdullah Hotin, Kujtim Shalën, Lutfi Haziri. Jemi pajtuar që Avdullah Hoti të propozohet për kryeministër”, ka thënë Mustafa.
/Front Online/