×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i VV-së: E kotë, nuk mund të ketë qeveri të re pa fituesin e zgjedhjeve

    FrontOnline
    23 Prill 2020

    Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kryeziu e ka kritikuar presidentin e vendit, Hashim Thaçin, për faktin se ky i fundit i ka ftuar partitë politike në takim, për të folur rreth mundësisë së krijimit të një qeverie te re, apo shkuarjes në zgjedhje.

    “Nuk mund të ketë qeveri të re pa fituesin e zgjedhjeve. Presidenti ka detyrim kushtetues që herën e parë t’i drejtohet vetëm fituesit, e jo partive të tjera. Le të ma gjejë presidenti se ku ne e kemi refuzuar çështjen e mandatarit, dhe përveç kësaj, nuk ka një afat kohor që duhet t’i përgjigjemi, marr parasysh rrethanat me Covid-19”.

    “Mbase kompetencat nuk po i bijnë për shtati tani dhe presidenti ka dalë nga roli i vet neutral”.

    “Qytetarët e kanë kuptuar saktësisht lojën dhe teatrin që po zhvillohet para syve. Tendenca është me e zhbë një rezultat që është vendosur në kutitë e votimit”.

    “Presidenti i republikës edhe sipas aktgjykimit që po i referohet vet nuk ka pasur të drejtë që në raund të parë t’i ftojë partitë për konsultim. Në herën e parë është dashur t’i drejtohet vetëm fituesit. Ne kemi dhënë përgjigje me argumente në gjithë ato letra dhe kemi thënë që për ne sot është prioritet vetëm Covid 19”.

    “Po të ishin të bindur ata që janë mirë te qytetari, jo Covid, por për çkado do të shkonin në zgjedhje, mirëpo ata rezultatin e dijnë”, tha ai në emisionin “Speciale” në Klan Kosova.

    “Ideja e tyre është të shkohet sa më shpejtë në marrëveshje që po shihet se është e dëmshme. E kanë parë se si i është qasur Albini dialogut”.

    “Gjykata Kushtetutuese do të jetë institucion ku do ta adresojmë çështjen e shkeljes kushtetuese. Nuk është dashur fare që të takohen partitë e tjera në raundin e parë, vetëm në raste sikur ne të tërhiqeshim nga ajo e drejtë”.

    “Nuk kemi detyrim kushtetues për ta dërguar mandatarin në siuatën në të cilën jemi”.

    “Ne ende nuk e kemi dhënë përgjigjen tonë, të cilën gjë do e bëjmë. Le të ma gjejë dikush nenin ku presidenti mund të përcaktojë afate”.

    “Ne e kemi thënë që në momentin që përfundon çështja e

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.