
Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, mbrëmë në një intervistë në medie ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i ka kërkuar Veselit këto ditë që të formohet një koalicion në mes VV-së dhe PDK-së, shkruan Front Online.
Pas kësaj deklarate reaguan disa zyrtarë të VV-së, ku i hodhën poshtë deklaratën e kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, duke i quajtur edhe gënjeshtra.
Në lidhje me këtë në një përgjigje të shkurtër për Front Online nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Mulhaxha Kollçaku, tha se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
“Kjo nuk është e vërtetë!”, tha ajo për Front Online.
/Front Online/