
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) konsideron se taksa ndaj mallrave serbe tashmë është hequr nga kryeministri në detyrë Albin Kurti.
Heqjën e taksës duke e zëvendësuar atë me vendosjen e reciprocitetit ndaj këtyre mallrave, derisa e ka quajtur “kamuflim” të kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj për Front Online e ka cilësuar atë edhe si arsyetim ndaj opinionit.
Partia e ish-kryeministrit Ramush Haradinajt e cila edhe kishe vendosur taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe, në nëntor të vitit 2018, e ka quajtur të gabuar vendosjen e reciprocitetit nga kryeministri në detyrë Albin Kurti.
“Ne si Aleancë kemi qenë kundër për ta hequr taksën. Kryeministrit në detyrë Albin Kurti e ka heqë. Absolutisht kurrfarë reciprociteti nuk ka vendosur, më shumë ka qenë kamuflim për t’u arsyetuar në opinion”, ka thënë Selmanaj për Front Online.
Ai madje ka pohuar se reciprocitet nuk ka as në 1000 mijë testet për pandeminë Covid-19 të ardhura nga Serbia.
“As nuk ka reciprocitet me këto 10000 mijë testet që i sjellën “dhurata” prej Serbisë. Tregu i Kosovës është mbushur me mallra serbe, kjo është e vërteta. Nuk ka reciprocitet të pjesshëm, ajo ose vendoset ose nuk vendoset. Taksa është hequr. Albin Kurti ka gabuar që e ka hequr”, ka thënë në fund Selmanaj për Front Online.