
Nga gjashtë rastet e reja me Covid-19 që dolën sonte në Kosovë, asnjëri prej tyre nuk është nga Rahoveci, raporton Front Online.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Rahovecit Smajl Latifi përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë i Latifit:
Të nderuar qytetarë,
Sapo jam informuar se nga 24 mostrat e marra nga IKSHPK, qytetarët e Krushës së Madhe me rrethinë, që kanë qenë të vetizoluar pas kontaktit me shitësin e fidaneve nga komuna e Malishevës, i infektuar me koronavirus, të gjithë kanë rezultuar NEGATIV. Pra, deri më tani nuk kemi asnjë rast me COVID-19 pozitiv në komunën tonë.
Faleminderit të gjithëve për vetëdijen e lartë që po e dëshmoni në këtë kohë kritike, poashtu, falënderoj IKSHPK dhe drejtorin, Dr. Naser Ramadani për përkrahjen dhe bashkëpunimin!
Bashkë, me vetëdije të lartë dhe përgjegjësi kolektive, jam i sigurt se do t’ia dalim, siç ia kemi dalur në kohëra të vështira!
Gjithçka varet nga ju të dashur qytetarë!
#RRINËSHTËPI
SL