×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Izolimi nga koronavirusi, britaniku shkul dhëmballën vetë

    FrontOnline
    21 Prill 2020

    Stomatologët britanikë paralajmëruan se pacientët po mbeten pa u trajtuar ndërsa qendrat e emergjencave përballen me një mungesë të theksuar të pasjijeve mbrojtëse. Izolimi ka bërë që disa persona me probleme akute si infeksionet në dhëmb ta merrnin situatën ne duart e tyre, sepse dentistët nuk i vizitojnë dot. Shoqata e Stomatologëve Britanikë tha që 54 përqind e dentistëve në Angli nuk kanë qenë në gjendje të trajtojnë pacientët në qendrat urgjente të kujdesit dentar (UDC), të cilët janë ngritur në të gjithë vendin pas hyrjes në fuqi të masave izoluese për shkak të pandemisë.

    Kjo situatë ka bërë që Billy Taylor nga Devon, ta hiqte vetë dhëmballën e infektuar pasi nuk duronte dot më dhimbjet. 33-vjeçari i tha Radio 4 të BBC-së se i telefonoi shërbimit të urgjencës, por përgjigja që mori ishte se do të vinin vetëm po të mos merrte dot frymë, ndryshe nuk e ndihmonin dot. Atëherë telefonova dentistin tim dhe më tha se klinika e tij është mbyllur dhe se do të më vendosnin në krye të listë së pritjes, por nuk ishte rasti im, unë po cmendesha nga dhimbjet”, tha Taylor. 33 vjecari rrëfeu se atëherë kishte marrë një qese me akull dhe e kishte vënë në fytyrë derisa ajo ishte mpirë krejtësisht. Pastaj kishte nisur ta shkulte vetë dhëmballën, një përpjekje që sic thotë, i zgjati një orë e gjysmë.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.