×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti gazetarëve ndërkombëtarë: Rrëzimi i Qeverisë ishte puç, Grenelli i përfshirë ngushtë në proces

    FrontOnline
    20 Prill 2020

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka quajtur “puç” rrëzimin e Qeverisë së tij, duke thënë se i dërguari i posaçëm i Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell kishte qenë i përfshirë ngushtë në këtë proces. Grenelli, sipas tij, dëshiron një marrëveshje të ngutur me Serbinë, që do të përfshijë shkëmbim territoresh, por se vetë ai ia kishte bërë të qartë se secila marrëveshje me Serbinë e lyp miratimin e qytetarëve të Kosovës. Sa i përket rolit të ambasadës së SHBA-së në Kosovë kur është në pyetje i tërë ky process, ai ka thënë se negociatat “janë rrëmbyer prej ambasadorit Grenell”.

    Këto deklarata, i pari i ekzekutivit i ka bërë të hënën, gjatë një konference online për mediet ndërkombëtare. Konferenca, e organizuar nga “Presseclub Concordia” me seli në Vjenë, është përcjellur në “Twitter” nga analisti dhe gazetari boshnjak, Jasmin Mujanoviq, përmbledhjen e të cilit po e japim në vijim.

    Në këtë konferencë, Kurti ka folur për rrëzimin e Qeverisë së tij dhe negociatat që po zhvillohen për atë që e ka quajtur “marrëveshje e ngutshme për shkëmbim territoresh”.

    Ai ka thënë se “bisedimet për shkëmbim territoresh kishin nisur gjatë mandatit të Frederica Mogherinit dhe se po udhëhiqen drejtpërsëdrejti nga zyrja e Thaçit dhe ajo e Vuçiqit”. Ka shtuar se Grenelli e kishte marrë këtë ide dhe kishte vazhduar t’i bëjë presion bllokut të Kurtit për të lëshuar pe për atë që Kryeministri në detyrë e ka quajtur “zgjidhje e shpejt e pamatur”.

    Në këtë këtë konferencë, Kurti u ka thënë gazetarëve ndërkombëtarë troç se dëshiron marrëveshje me Serbinë, por “marrëveshje pa harta”.

    Kryeministri në detyrë ka thënë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi “kishte punuar për ta rrëzuar Qeverinë e tij, pasi që dëshiron ta shpallë gjendjen e emergjencës, ta dërgojë ushtrinë në rrugë, të krijojë incidente dhe rrjedhimisht t’ia hapë rrugën një marrëveshjeje të ngutur për shkëmbim territoresh së cilës do t’i mungonte mbikërqyrja demokratike”.

    “Presidenti Thaçi dëshiron një marrëveshje të ngutur me Serbinë, për qëllimin e qartë të shpëtimit nga burgu, ose në Kosovë, ose jashtë. Serbia e do anëtarësimin në BE, përderisa Grenelli mërzitet vetëm për ‘nënshkrimin në fund të faqes, jo përmbajtjes së asaj faqeje”, ka thënë ai.

    Ai u ka përsëritur gazetarëve se kundërshton zgjidhjet territoriale, teksa i ka përmendur marrëveshjet e Tugjmanit dhe Milosheviqit – pasi që “asnjë fshat nuk do të dëshirojë të përfundojë në anën e gabuar”. Po ashtu, Kurti ka shtuar se të gjithë janë duke punuar drejt anëtarësimit në BE, kështu që marrëveshjet territoriale nuk janë të nevojshme.

    I pyetur rreth hartës, Kurti ka thënë se nuk e ka parë një të tillë për shkëmbim territoresh, por e ka sqaruar se një këshilltar i ngushtë i Thaçit dhe një këshilltar i ngushtë i tiji ishin takuar dhe kishin biseduar për këtë gjë. “Tri komuna veriore do t’i bashkoheshin Serbisë, Presheva Kosovës, por jo edhe qyteti dhe jo hekurudha, e cila ‘i takon Kinës’”.

    I pyetur rreth të dërguarit të Brukselit për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçakun, Kurti ka thënë se ekziston skepticizëm në Kosovë rreth emërimit të tij dhe të Borellit, duke pasur parasysh se të dytë vijnë nga shtete që nuk e njohin Kosovën.

    “Detyra kryesore e Lajçakut do të jetë ta bindë Vuçiqin që të heqë dorë prej një marrëveshjeje për shkëmbim territoresh apo ndonjë version të shkëmbimit të territoreve”, ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.