
Presidenca e ka konfirmuar rastin se presidenti i vendit Hashim Thaçi është duke u trajtuar në Klinikën e Urologjisë, raporton “Front Online”.
Siç thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Presidentit i njëjti ka pasur probleme me gurë në veshka dhe sot ai i është nënshtruar një kontrolli në Emergjencë, e pastaj edhe është shtrirë në Klinikën e Urologjisë.
Njoftimi i plotë i Presidencës:
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë, sot ka shkuar për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas është shtrirë në Klinikën e Urologjisë, ku po trajtohet nga personeli mjekësor profesional.
Presidenti i Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje për kujdesin e treguar nga i tërë personeli shëndetësor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Gjendja shëndetësore e Presidentit të Republikës së Kosovës është stabile dhe Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës do t’iu mbajë të informuar lidhur me trajtimin që është duke marrë presidenti Thaçi./Front Online