×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Para një muaji Mali i Zi refuzoi pesë respiratorë si donacion nga Serbia

    FrontOnline
    18 Prill 2020

    Më 27 mars, Mali i Zi kishte refuzuar donacionin e Serbisë që i kishte përgatitur për pacientët malazezë, duke planifikuar t’ua jepte pesë respirator që shërbejnë për t’iu dhënë frymë artificiale pacientëve të prekur me COVID-19. Ndërkohë, Republika e Kosovës pranoi një ditë më parë një mijë teste për COVID-19.

    Presidenti i Këshillit Kombëtar për Emergjenca të Malit të Zi, Milutin Simunovic, e kishte porositur presidentin serb se nuk ka nevojë të brengoset për Malin e Zi. Me atë rast i refuzoi respiratorët që do të ndaheshin edhe për popullin e rrezikuar serb në Mal të Zi se ata nuk e caktojnë prioritetet sipas etnisë, kishte shkruar Kuriri serb.

    “Do të gjendemi ne. Për fat të mirë ka shtete e tregje në të cilat është e mundur me paratë tona të blejmë pajisjet e munguara, siç blinim në Serbi ushqimin për të cilin flet presidenti serb. Ka shtete ku është e mundur që me shtëpitë e tyre tregtare të pajtohemi për blerjen e mallrave të prodhuar në tregjet e treta, e të cilat nuk do të ju merren siç na ndodhi me respiratorët në Serbi” shkruhet në porosinë në rrjetin social Twitter.

    Simovic shtoi me cinizëm se janë posaçërisht mirënjohës për shtesën e dy respiratorëve, që Aleksandar Vucic do të shtonte donacionit në bazë të marrëveshjes me partitë serbe në Mal të Zi njofton televizioni publik malazez RTCG.

    “Supozojmë se kjo është si shprehje e brengës për gjoja popullin e rrezikuar serb në Mal të Zi. S’ka nevojë për këtë. Ne në Mal të Zi nuk i kalibrojmë pajisjet mjekësore sipas frekuencave etnike. Mali i Zi është shtet i përgjegjshëm dhe i organizuar qytetar që është në gjendje që edhe në rrethanat më të rënda të pandemisë së korona virusit secilit qytetar t’i ofroj mbrojtjen maksimale të mundshme” tha Simovic.

    Qeveria malazeze e kishte postuar këtë përgjigje në llogarinë zyrtare të tyre në rrjetin social Twitter, e pastaj edhe përgjigjen e ministrit të shëndetësisë së Malit të Zi, Kenan Hrapovic, që ishte edhe më i zemëruar e cinik me përfitimin e Serbisë nga pandemia për qëllime të tyre politike karshi malazezëve.

    “Falënderoj Vucicin për ofertën që ta japë donacion tre respiratorët tonë që i porositëm për shëndetësinë malazeze. E vlerësojmë seriozitetin e gjendjes në shtetin fqinjë dhe besojmë se ato mjete në këtë moment janë më të nevojshme në sistemin shëndetësor të Serbisë”

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.