×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Loja me tenderin gati tre milionësh për sigurimin e komunës së Prishtinës

    FrontOnline
    08 Prill 2020

    Kanë kaluar gati një vit kur komuna e Prishtinës ka shpallur një tender gati tre milionësh për sigurimin fizik të objekteve të komunës, por deri më tash nuk po arrin ta zgjedh fituesin, e ku si pasojë komuna edhe më tutje në mënyrë të negociuar kishte vazhduar kontratën edhe për 5 muaj me Operatorin “Rojet e Nderit”, e cila kishte pasur kontrate me komunën e Prishtinës, raporton “Front Online”

    Pasi që edhe kjo kontratë kishte skaduar sot, komuna e Prishtinës Operatorit të njëjtë ekonomik ia ka vazhduar kontratën edhe për tre muaj të tjerë.

    Bazuar në procesverbalin e hapjes së tenderit  shihet se kompania të cilët tash e dy herë po ia vazhdon kontratën me negocim komuna e Prishtinës  ka ofertuar me çmim më të lartë prej 3.1 milionë euro, deri sa çmim më të ulët kishte konsorciumit “Internat Security Assocation &Nazeri 2000” me 2,379,456 euro, raporton “Front Online”.

    Gjithnjë duke u bazuar në dokumentet e siguruara nga “Front Online” shihet se më 9 gusht 2019  përmes letrës standarde komuna e Prishtinës e kishte rekomanduar për kontratë “Internat Security Assocation & Nazeri 2000.

    Për shkak të ankesës së Operatoreve Ekonomik tjerë që kanë qenë në garë, me 15.8.2019 komuna e Prishtinës e ka pezulluar ketë proces të Prokurimit për shkak të ankesave.

    Tre ditë me vonë, respektivisht pash shqyrtimit të dosjeve komuna e Prishtinës aprovon pjesërisht të bazuar ankesën e tre kompanive që kanë qenë në garë.

    Më 10 tetor komuna për kontratë ka rekomanduar konsorciumit “Commando & Aulona Pol 1”, e ku pas kësaj sërish janë ankuar Operatoret tjerë që kanë qenë në garë.

    Mirëpo, pas shqyrtimit të dosjeve edhe një herë komuna 21.1.2020 për këtë proces prokurimi serish e ka rekomanduar “Commando & Aulona Pol 1” si Operatorin Ekonomik të përgjegjshëm më çmim më të lirë.

    Mirëpo, pas ankesave të Operatoreve Ekonomik në Organin Shqyrtues të Prishtinës, kjo e fundit ka aprovuar si pjesërisht të bazuara ankesat e tyre si dhe ka urdhëruar komunën te kthej lenden në rivlerësim, por deri më tash ende nuk është marrë ndonjë vendim i ri për këtë proces te prokurimit.

    Internat Security Assocation &Nazeri 2000                           2,379,456 euro

    Besa Security                                                                                 2,561,414 euro

    Security Code                                                                                2,676,585 euro

    Commando & Aulona Pol 1                                                         2,729,376 euro

    Rojet e Nderit                                                                                3,107,462 euro

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Komuna e Podujevës e cila drejtohet nga Shpejtim Bulliqi e ka shpërblyer me tender prej hiç më pakë se 413 mijë euro...
    Tenderët24 Janar 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme (MB) që drejtohet nga Xhelal Sveçla, ka shpallur një tender prej 120 mijë euro për shërbime hoteliere,...
    Tenderët11 Janar 2024
    Telekomi i Kosovës ka shpërblyer me tender 15 milionësh kompaninë nga Kroacia “Ericsson Nikola Tesla d.d”, raporton Front Online. Në njoftimin e...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi dhe ministrat e udhëheqësit e institucioneve e...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Me tkurrjen e popullsisë, numri i mjekëve për banorë erdhi në përmirësim vitet e fundit, por sërish Shqipëria renditet e fundit në...
    Lajme02 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot e shënon përvjetorin e saj. AAK-ja u themelua më 2 maj 2000. Që nga ajo kohë...
    Lajme02 Maj 2024
    Kuvendi i Kosovës sot do t’i zhvilloj dy seanca. Në seancën e parë nderon heroin Ilaz Kodra dhe 315 dëshmoreve e martirëve,...
    Lajme02 Maj 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mot do të jetë i vranët dhe vende-vende me riga shiu, të përcjella me shkarkime rrufesh....
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Parlamenti i Gjeorgjisë miratoi më 1 maj një projektligj për “agjentët e huaj” që ka shkaktuar protesta masive në kryeqytet, Tbilisi, dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.