×
  • Tenderët
  • Tenderët

    OSHP-ja obligon MSH-në t’i shpenzoj 200 mijë € për filma të rëntgenit “që do të përfundojnë në kosh të bërllokut”!

    FrontOnline
    02 Mars 2020

    Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) i ka aprovuar si pjesërisht të bazuara dy ankesat operatorëve ekonomik “Medica” dhe “Raymed” në aktivitetin e prokurimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) me titull: “Furnizim me material shpenzues nga Lista Esenciale”, përkatësisht për furnizim me filma të rëntgenit, ku vlera e dy loteve të tenderit është thënë se arrinë në rreth 200 mijë euro, raporton portali “Front Online”.

    Vendimi i OSHP-së është marrë më 26 shkurt 2020, apo dy javë pas seancës së zhvilluar në këtë institucion, seancë kjo që u karakterizua me një përplasje të ashpër mes përfaqësuesëve të Ministrisë dhe OSHP-së.

    Në këtë seancë të mbajtur në gjysmën e parë të muajit të kaluar u bë e ditur se MSH-ja kishte anuluar këtë akvitetit të prokurimit bazuar në arsyetimin e drejtorit të Klinikës së Radiologjisë në QKUK, Bujar Gjikolli, i cili në atë seancë të OSHP-së, kishte deklaruar se për shkak të procesit të digjitalizimit, filmat e rëntgenit nuk janë të nevojshëm për Klinikën që e drejton dhe nëse filmat rëntgen blihen, atëherë të njejtit, siç ka thënë ai, duhet të “gjuhen në kosh të bërllokut”.

    “Kam kërkuar që mos të merren më shumë se 20-30% e sasisë së planifikuar të filmave të rëntgenit, pasi që kemi kaluar në proces të digjitalizimit dhe filmat e tillë nuk janë të nevojshëm dhe shpenzimi i parave të buxhetit të Kosovës për këtë çështje është i paarsyeshëm”, ka deklaruar Gjikolli në seancën e OSHP-së.

    Sipas tij, Klinika e tij tashmë i shfrytëzon CD-të dhe jo filmat e rëntgenit, ku një CD, siç ka thënë ai, mund t’i marrë 250 imazhe që mund të shfrytëzohen në mënyrë më kualitative.

    “Filmat e rëntgenit i kemi shfrytëzuar më herët. Aktualisht nuk kemi as nevojë, por as mundësi t’i shfrytëzojmë të njejtit. Blerja e filmave të rëntgenit  përpos që e dëmton buxhetin e shtetit, njëkohësisht e ulë edhe efikasitetin në punë”, ka deklaruar Gjikolli.

    Edhe përfaqësuesi i MSH-së, Besim Bajraktari, pati bërë të ditur se kanë marrë një njoftim nga Repartet e Radiologjisë se më herët filmat e tillë kanë qenë të nevojshëm, por tashmë një nevojë e tillë nuk ekziston për shkak të synimeve për digjitalizim.

    “Kjo është arsyeja pse jemi për zvogëlim të sasisë së furnizimit me filma të rëntgenit, pasi që të gjitha repartet kanë kaluar në imazhe digjitale. Kthimi në filma nuk ka kuptim dhe njëkohësisht nuk ka kuptim që buxheti të shfrytëzohet për blerje të tilla të panevojshme”, ka thënë Bajraktari.

    Në anën tjetër, në vendimin e Panelit Shqyrtues të OSHP-së të datës 26 shkurt 2020 thuhet se furnizimi me material shpenzues nga Lista Esencaiale duhet të kthehet në rivlerësim, me ç’rast edhe dy operatorëve ekonomik u bëhet kthimi i tarifës së ankesës në shumën e deponuar me rastin e parashtrimit të ankesës.

    Sipas panelit të OSHP-së, konform ekspertit shqyrtues/teknik sqaron se arsyetimi i anulimit të aktivitetit të prokurimit bie ndesh me dispozitat e Nenit 62 të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP) dhe sipas tyre për të gjetur zbatim ky nen duhet që të plotësohen kriteret e poshtëshenuara: Një shkelje e ligjit aktual ka ndodhur apo do të ndodhë në procedurën e prokurimit, e cila nuk mund të rregullohet apo parandalohet nëpërmjet një amandamenti të ri ligjor të kushteve të prokurimit, duke përfshirë edhe rastet ku një dizpozitë e këtij Ligji kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit.

    Poashtu, sipas panelit të OSHP-së, autoriteti kontraktues mund të përfundojë atë aktivitet të prokurimit, i cili nuk do të rezultojë me dhënien e kontratës vetëm për njërën nga arsyet: Të gjithë tenderët e përgjegjshëm përmbajnë çmime që e tejkalojnë buxhetin e autoritetit kontraktues për aktivitetin e prokurimit, apo para hapjes së tenderëve ndërprerja e aktivitetit të prokurimit është bërë e nevojshme për shkak të ngjarjeve objektive…

    “Andaj asnjëri prej këtyre kritereve të përcaktuara në Nenin 62 të LPP-së të cekuara më lartë nuk janë plotësuar për ta anuluar këtë aktivitet të prokurimit”, thuhet mes tjerash në vendimin e panelit shqyrtues të OSHP-së.

    Përndryshe, para vendimit të panelit të OSHP-së, këtyre të fundit u ishte dërguar ekspertiza e eksperti teknik të OSHP-së, Kreshnik Spahiu, i cili i kishte  rekomanduar që ankesat e operatorëve ankues të aprovohen si të bazuara, si dhe të anulohet vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për anulimin e këtij aktiviteti të prokurimit.

    Ky rekomandim i ekspertit teknik, i cili nuk kishte marrë pjesë në këtë seancë, ishte prezantuar nga eksperti shqyrtues i kësaj lënde, Visar Bibaj.

    /Front Online/

     

    Eksperti i OSHP-së rekomandon që MSH-ja t’i keqpërdor rreth 200 mijë euro!

    Nga Rubrika
    Auto18 Dhjetor 2024
    Gazeta gjermane e biznesit Handelsblatt shkruan se Volkswagen po shqyrton lëvizjen e prodhimit të modelit Golf nga Wolfsburg në Meksikë, duke cituar...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka shpallur sot tenderin 56 milionësh ndërtimin dhe rindërtimin e stadiumeve në Ferizaj, në Pejë, në...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Vullneti, Drenusha dhe Xheneta kanë biseduar për deklaratën e Gresës për marrjen e rolit në filma. Drenusha tha se “ne e dimë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pikëkalimet kufitare kanë filluar të ngarkohen edhe më shumë për shkak të rritjes së fluksit të ardhjes së diasporës në vend. Pritjet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot në profilin e tij zyrtar një pjesë të fjalimit të tij të mbajtur në...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Përballja në kryeqytet mes Prishtinës dhe Malishevës, u mbyll pa gola. As njëra e as tjetra skuadër nuk arriti të bëjë asgjë...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Në qytetin qendror gjerman të Magdeburgut, njerëzit dhe shërbimet e urgjencës janë mbledhur në numër të madh për të vendosur lule për...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Sara ka biseduar me Drilonin rreth situatës së tyre brenda Big Brother VIP Kosova 3. Ajo ia tha troç Drilonit se “unë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.