×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Çmimet manipulative në tenderin e Qendrës së Studenteve

    FrontOnline
    03 Shkurt 2020

    Përfaqësues nga kompania “Laguna” janë ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) se kompania e rekomanduar për kontratë për tenderin “Mirëmbajtja higjienike e objekteve të Qendrës së Studenteve ” ka ofertuar me çmime manipulative, por një gjë të tillë e kanë mohuar zyrtare të këtij Institucioni.

    Rrahim Ademi nga kompania “Laguna” në seancën të cilën e ka monitoruar “Front Online” ka thënë se Autoriteti Kontraktues (AK) nuk ka vepruar ne pajtim me nenin 59 të  Ligjit të Prokurimit Publik (LPP) duke ekzaminuar, vlerësuar krahasuar tenderin në mënyrë të gabuar dhe duke vepruar në kundërshtim me kriteret e Dosjes së Tenderit (DT). Sipas tij, Operatori Ekonomik (OE) i rekomanduar për kontratë, kompania “Krasniqi” nuk i ka vendosur çmimet ashtu siç janë kërkuar sipas kalkulimit të çmimeve referente në Komisionin Rregullativ të Prokurimit (KRPP).

    “Ky OE një sapun të lëngshëm e ka ofruar me 0.38 euro, ndërsa të çmimi refrenet  është 0.69 euro. Letër tualeti, njësia e paketimit 8+2 ka ofertuar me çmime 1.34 euro, ndërsa ne çmimet referente është 1.86 euro. Shampon për duar ka ofertuar me çmim 0.45 euro, ndërsa te çmimi referent ethe 0.88 euro.  Thes për mbeturina 120 litër ka ofertuar me çmim prej 0.15 euro, ndërsa te çmimi referent çmimi është 2.03 euro. Thes për mbeturina 60 litër ka ofertuar prej 0.07 ndërsa në çmimet referente është 1.21 euro. Thes për mbeturina 35 litër ka ofruar 0.07 euro, ndërsa çmimi referent është 0.86 euro. Aromë për zyrë, ka ofertuar me çmim prej 0.72 euro, ndërsa në çmimet referente është 3.41 euro.  Për doreza Higjienike pune ka ofertuar me çmim prej 0.40 euro, ndërsa në çmimet referente është 1.25 euro. Shampon për dritare ka ofertuar me çmime prej 1 euro, ndërsa në çmimet referente është 1.34 euro. Shampon për dysheme ka ofertuar me çmim prej 1.10 euro, ndërsa në çmimet referente është 1.40, Xhokerë me kove ka ofertuar  me 0.50 euro, ndërsa çmimi referent është 5.66 euro” ka thënë ai në seancën e OSHP-së të  cilën e ka monitoruar “Front Online”.

    Por, në anën tjetër në seancën e OSHP-së Skender Lepaja nga Qendra e Studenteve ka thënë se  kompaninë të cilën e kanë rekomanduar për kontratë ka ofertuar me çmime më të ulëta në raport me kompanitë tjera që kanë qenë në garë.

    Në fjalën përfundimtare përfaqësuesi i OE ankues kërkojë nga Paneli Shqyrtues të aprovoj ankesën e tyre si të bazuar dhe të kthehet lënda në rivlerësim.

    Në fjalën përfundimtare përfaqësuesi  i AK-së kërkojë nga Paneli Shqyrtues të hedhe poshtë ankesën e OE si të pa bazuar dhe te mbetet ne fuqi vendimi i Autoritetit Kontraktues

    Vendimi i Panelit Shqyrtues për këtë aktivitet Prokurimit do të merret në ditët në vijim, deri sa portali “Front Online” do t’u mbaj të informuar në vazhdimësi për rrjedhën e këtij procesi të prokurimit. / Front Online /

    Black Friday në NimiTV | 13 muaj abonim për vetëm 6€ muaji
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Komuna e Podujevës e cila drejtohet nga Shpejtim Bulliqi e ka shpërblyer me tender prej hiç më pakë se 413 mijë euro...
    Tenderët24 Janar 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme (MB) që drejtohet nga Xhelal Sveçla, ka shpallur një tender prej 120 mijë euro për shërbime hoteliere,...
    Tenderët11 Janar 2024
    Telekomi i Kosovës ka shpërblyer me tender 15 milionësh kompaninë nga Kroacia “Ericsson Nikola Tesla d.d”, raporton Front Online. Në njoftimin e...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kuvendi i Kosovës sot do t’i zhvilloj dy seanca. Në seancën e parë nderon heroin Ilaz Kodra dhe 315 dëshmoreve e martirëve,...
    Lajme02 Maj 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mot do të jetë i vranët dhe vende-vende me riga shiu, të përcjella me shkarkime rrufesh....
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Parlamenti i Gjeorgjisë miratoi më 1 maj një projektligj për “agjentët e huaj” që ka shkaktuar protesta masive në kryeqytet, Tbilisi, dhe...
    Sport01 Maj 2024
    Suksesi i Borussia Dortmundit në fitoren kundër Paris Saint-Germain ka sjellë lajme të mira për tifozët e Bundesligas: ky triumf siguron që...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Një 26-vjeçare dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës ku banon, në rrugën “Selaudin Bekteshi”, në Tiranë. E reja...
    Lajme01 Maj 2024
    Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës. Prokuroria ka bërë të ditur se ngjarja ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.