×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Ky është i dyshuari për vrasjen e rëndë në Malishevë

    FrontOnline
    24 Gusht 2026

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Kërvasari të Malishevës, ku një çift bashkëshortor është gjetur i plagosur me armë zjarri brenda dhomës së gjumit. Gruaja 25 vjeçare nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë pak orë më vonë në QKUK.

    Sipas Sinjalit,  personi që po trajtohet si i dyshuar në këtë rast është Egzon Bytyqi, 26 vjeçar, ndërsa viktima është bashkëshortja e tij, J. B. 25 vjeçare.

    Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, më 23 gusht, rreth orës 23:00.

    Policia fillimisht është njoftuar për një plagosje me armë zjarri në Kërvasari, me ç’rast në drejtim të vendngjarjes janë nisur menjëherë patrullat policore dhe ekipi i Emergjencës së QKMF-së në Malishevë.

    Me të mbërritur në shtëpi, ekipet emergjente janë përballur me një skenë të rëndë.

    Egzon dhe J. Bytyqi janë gjetur të plagosur me armë zjarri në dhomën e gjumit.

    Të dyve u është ofruar menjëherë ndihma mjekësore dhe më pas janë dërguar me urgjencë në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejmë.

    Por J.B. nuk ia doli.

    Rreth orës 01:10, autoritetet janë njoftuar nga Emergjenca e QKUK-së se 24-vjeçarja kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

    Ndërkohë, në vendin e ngjarjes është gjetur edhe arma që dyshohet se është përdorur në rast, e cila është sekuestruar në kuadër të hetimeve.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, arma dyshohet se i përket babait të Egzon Bytyqit, i cili ka deklaruar se atë e posedon me leje.

    Në vendngjarje kanë dalë hetuesit policorë, drejtues të Policisë, si dhe Prokurori i Shtetit nga Departamenti për Krime të Rënda.

    Pas veprimeve të para hetimore dhe konsultimit me Prokurorin, rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur në tërësi se çfarë ndodhi brenda shtëpisë para se çifti të gjendej i plagosur.

    Sipas të dhënave fillestare të rastit, familjarët kanë deklaruar se i dyshuari kishte punuar prej rreth katër vitesh në Gjermani dhe ishte kthyer në Kosovë rreth një muaj më parë. Ata kanë dhënë deklarime edhe lidhur me gjendjen e tij shëndetësore gjatë kohës së fundit.

    Këto pretendime janë deklarime të familjarëve dhe jo konstatime përfundimtare të organeve kompetente, ndërsa pritet që edhe ky aspekt të verifikohet gjatë hetimeve.

    Motivi dhe dinamika e saktë e ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura.

    Ajo që nisi si një thirrje për plagosje me armë zjarri tashmë po hetohet si vrasje e rëndë: një grua e re ka humbur jetën, ndërsa bashkëshorti i saj, i cili po ashtu u gjet i plagosur, po trajtohet si i dyshuar në rast.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Nga Rubrika
    Kronika 24 Gusht 2026
    Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në Malishevë. Sipas...
    Kronika 24 Gusht 2026
    Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 22:30, Policia në Kaçanik ka pranuar informatën se në fshatin Begracë, gjatë një ahengu familjar, kishte...
    Kronika 24 Gusht 2026
    Gjykata Themelore në Pejë, sot do të shpallë aktgjykimin ndaj Halil, Kreshnik dhe Kastriot Mehmetajt, të akuzuar për vrasjen e trefishtë në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni 24 Gusht 2026
    Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Bosnje dhe Hercegovinë, Michael Murphy, ka komentuar një tekst të autorit izraelit Jose Leva Alvarez, me...
    Sport 24 Gusht 2026
    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur për trajnerin e Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, dhe bindjes së...
    Kronika 24 Gusht 2026
    Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 22:30, Policia në Kaçanik ka pranuar informatën se në fshatin Begracë, gjatë një ahengu familjar, kishte...
    Lajme 24 Gusht 2026
    PDK, Aleanca dhe organizata studentore e UP-së, kanë mbajtur konferencë për media para objektit të Qeverisë së Kosovës. Njëri nga studentët kërkoi...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, do t’ua dorëzojë sot dekretin e shtetësisë së Kosovës, dy personaliteteve të shquara...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Ish-ministri i Diasporës, Valon Murati, të dielën në emisionin “Info Magazine” ka folur për 16 shtatorin, ditën kur Gjykata Speciale do të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.