×
  • Lajme
  • Lajme

    QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25 vjeçarja arriti pa shenja jete, 26 vjeçari në gjendje shumë të rëndë

    FrontOnline
    24 Gusht 2026

    Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka dhënë detaje lidhur me rastin tragjik të ndodhur në fshatin Kërvasari të Malishevës, ku një grua humbi jetën, ndërsa bashkëshorti i saj mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

    Sipas njoftimit të QKUK-së, rreth orës 00:15 të datës 24 gusht 2026, në Qendrën Emergjente janë pranuar dy persona nga rajoni i Malishevës.

    “Njëra prej personave të pranuar, femër, 25-vjeçare, ka arritur në Qendrën Emergjente pa shenja jete, me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Personi tjetër, mashkull, 26-vjeçar, është pranuar me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente. Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë shumë e rëndë”, thuhet në njoftim.

    QKUK thekson se rrethanat dhe shkaqet e sakta të rastit janë në kompetencë të organeve hetimore, ndërsa stafi mjekësor po vazhdon të ofrojë trajtimin e nevojshëm dhe të bashkëpunojë me institucionet përkatëse.

    Nga Rubrika
    Lajme 24 Gusht 2026
    Gjatë ditës së sotme litri i naftës në Kosovë do të shitet me 1.79 euro. Bazuar në njoftimin e Ministrisë së Industrisë,...
    Kronika 24 Gusht 2026
    Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 22:30, Policia në Kaçanik ka pranuar informatën se në fshatin Begracë, gjatë një ahengu familjar, kishte...
    Lajme 24 Gusht 2026
    PDK, Aleanca dhe organizata studentore e UP-së, kanë mbajtur konferencë për media para objektit të Qeverisë së Kosovës. Njëri nga studentët kërkoi...
    Të tjera
    Lajme 24 Gusht 2026
    PDK, Aleanca dhe organizata studentore e UP-së, kanë mbajtur konferencë për media para objektit të Qeverisë së Kosovës. Njëri nga studentët kërkoi...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, do t’ua dorëzojë sot dekretin e shtetësisë së Kosovës, dy personaliteteve të shquara...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Ish-ministri i Diasporës, Valon Murati, të dielën në emisionin “Info Magazine” ka folur për 16 shtatorin, ditën kur Gjykata Speciale do të...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Altin Kryeziut, zyrtarit policor nga Bubaveci i Malishevës që vdiq në QKUK pas plagëve që...
    Kronika 24 Gusht 2026
    Gjykata Themelore në Pejë, sot do të shpallë aktgjykimin ndaj Halil, Kreshnik dhe Kastriot Mehmetajt, të akuzuar për vrasjen e trefishtë në...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Rastet e fundit të vdekjes së punëtorëve në vendin e punës në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë nxitur reagimin e sindialistëve. Në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.