
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur për trajnerin e Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, dhe bindjes së tij për të vazhduar me ‘Dardanët’.
Në emisionin “Sport Show”, Ademi tha se Foda është i fokusuar të lë vulë në karrierën e tij, duke theksuar se, sipas kreut të FFK-së, Foda ka lënë histori në Kosovë
“Ka ardhur në fazën më të mirën, gati në fazën e pranimit, Foda. E thash që projektin tonë të përbashkët, rrugën për ta parë dhe për t’u bindur Foda e ka pasur njëjtë sikur futbollistët, iu kam thënë me ardh me i pa të gjitha kushtet e pastaj me pa projektin, e pastaj e fundit ka qenë pjesa e marrëveshjes, ose nënshkrimit të kontratës te ana ekonomike. Po e them anën ekonomike për faktin që ky i ka besuar projektit dhe e ka dashur këtë projekt”, u shpreh Ademi në Klan Kosova.
Pos tjerash, Ademi tha se Foda do vazhdojë të shkruajë histori me Kosovën, ndërsa shtoi se i njëjti ka refuzuar shumë të madhe parash për të qëndruar në Kosovë.
“E ka shtëpinë këtu, jeton në Kosovë, rrinë, punon. Është shumë i interesuar ta ngrisë futbollin në Kosovë”, tha ai.