×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita dhe studentët protestojnë para Qeverisë: Kosova është në krizë

    FrontOnline
    24 Gusht 2026

    PDK, Aleanca dhe organizata studentore e UP-së, kanë mbajtur konferencë për media para objektit të Qeverisë së Kosovës.

    Njëri nga studentët kërkoi llogari nga partia në pushtet se pse vendi është në peng, duke pyetur se edhe sa duhet të presin që shteti të funksionojë.

    “Ky është një mesazh shumë i keq për një gjeneratë të tërë. Neve na thoni çdo ditë, mësoni, dhe ndërtoni të ardhmen këtu, por si ta ndërtojmë të ardhmen këtu, kur ata që duhet ta ndërtojnë të tashmen nuk po funksionojnë. Ne nuk duam privilegje, duam të ardhme për të rinjtë”, u shpreh ky student.

    Nga ana tjetër, deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi theksoi se, sipas saj, abuzimi me vendin po vazhdon.

    “Ajo që është më e rëndësishme është se ne jemi betuar si deputetë për ta mbrojtur Kushtetutën dhe gjithmonë do të jemi në mbrojtje të Kushtetutës, andaj nuk do të ndalemi derisa institucionet të formohen”, u shpreh deputetja.

    Ajo ftoi edhe një herë kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin që të vijë në Kuvend dhe të krijohen institucionet.

    Fjalën e mori edhe deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i cili tha sa Kurti ka uzurpuar Zyrën e Kryeministrit, derisa sipas tij, i njëjti ka bllokuar formimin e organit kryesor të Kosovës, Kuvendin.

    “Kosova është në krizë. Bllokimi i Kuvendit nuk është çështje formale, është simptoma e një sistemi anarkik. Mbi të gjitha nuk ka respekt për votuesin e tij, duhesh të ndihesh krenar kur populli t’i jep 53 deputetë, dhe duhesh të jesh i përulur. Ky është një absurd që ne nuk mund ta lejojmë”, tha Gruda.

     

    Nga Rubrika
    Lajme 24 Gusht 2026
    Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka reaguar në lidhje me situatën politike, duke thënë se është koha për të lëvizur tani. Ai...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Shoqata Ukrainase e Kosovës – Urat e Miqësisë kanë shënuar 35-vjetorin e Pavarësisë së Ukrainës në Europe...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i Korporatës Energjetike të Kosovës kanë zhvilluar takime me përfaqësuesit sindikalë, ku është diskutuar për rastet e...
    Të tjera
    Hulumtime 24 Gusht 2026
    Një inspektim i kryer pas një ankese në barnatoren “O2 Pharmacy” në Prishtinë ka përfunduar me konfiskimin e disa produkteve medicinale dhe...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e nesërme, do të zbatohet kufizimi...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Ndërmarrja Publike “Trainkos” ka reaguar lidhur me riparimin e pesë vagonëve të saj në Zrenjanin të Serbisë, duke thënë se kontrata për...
    Sport 24 Gusht 2026
    Java e parë e sezonit 2026/27 në Serie A ka sjellë disa paraqitje shumë të mira nga futbollistët italianë, me një grup...
    Sport 24 Gusht 2026
    Boksierja kosovare Donjeta Sadiku i ka siguruar Kosovës medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi triumfoi në çerekfinale ndaj turkes...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Deputetja e Aleancës, Time Kadriaj, ka rrëfyer për sulmin me vezë ndaj Albin Kurtit në sallën e Kuvendit të Kosovës. Kadriaj ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.