×
  • Lajme
  • Lajme

    Sindikata e Policisë në zi për Altin Kryeziun: Humbje e rëndë për kolegët

    FrontOnline
    23 Gusht 2026

    Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe kolegët e zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

    Përmes një telegrami ngushëllimi, Sindikata ka ndarë dhimbjen me familjen e të ndjerit dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

    “Me rastin e ndarjes nga jeta të punonjësit policor Altin Kryeziu, Sindikata e Policisë së Kosovës i shpreh familjes së të ndjerit, të afërmve, miqve, kolegëve dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në reagim.

    Sindikata ka vlerësuar jetën dhe kontributin e Kryeziut në shërbim të qytetarëve dhe në përmbushjen e detyrës zyrtare.

    “Në këto çaste të dhimbjes së thellë, shprehim respektin tonë për jetën dhe kontributin e të ndjerit në shërbim të qytetarëve dhe në përmbushjen e detyrës zyrtare”, thuhet më tej në telegram.

    Sindikata e Policisë së Kosovës ka theksuar se i paharruar qoftë kujtimi për të ndjerin Altin Kryeziu.

    Nga Rubrika
    Hulumtime 23 Gusht 2026
    Një kontroll i Inspektoratit Farmaceutik në barnatoren “MATI PHARM” në Gjakovë ka nxjerrë në pah një sasi të produkteve medicinale ilegale që...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Aleanca ka zhvilluar sot një aksion simbolik para objektit të Qeverisë, duke kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje për dështimet...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Deputeti i Grupit Parlamentar të PDK-së, Eman Rrahmani, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Altin Kryeziut, duke shprehur ngushëllime për familjen...
    Të tjera
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Evropa po përballet me një valë të fortë moti ekstrem, me zjarre pyjore, përmbytje dhe stuhi që kanë detyruar mijëra persona të...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Aleanca ka zhvilluar sot një aksion simbolik para objektit të Qeverisë, duke kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje për dështimet...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Deputeti i Grupit Parlamentar të PDK-së, Eman Rrahmani, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Altin Kryeziut, duke shprehur ngushëllime për familjen...
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Ka humbur jetën në Spitalin e Traumës Klevis Dervishi, 16 vjeçari i cili ndodhej në gjendje kritike për jeten nga aksidenti fatal...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Vdekja e zyrtarit policor Altin Kryeziu ka sjellë reagime të shumta nga kolegët dhe miqtë e tij, të cilët po e kujtojnë...
    Sport 23 Gusht 2026
    Llapi dhe Gjilani do të përballen sot në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.