×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e Altin Kryziut: Humbëm një polic shembullor

    FrontOnline
    23 Gusht 2026

    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shprehur ngushëllime për familjen, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën Altin Kryeziun, zyrtarin policor i cili vdiq të dielën në QKUK pas lëndimeve që i pësoi ditë më parë kur u godit nga një veturë në Malishevë.

    Sveçla tha se në këto momente të rënda, “dhimbja është e madhe për familjen Kryeziu, për mbarë Policinë e Kosovës, për kolegët dhe të gjithë ata që e njohën Altinin, por edhe për të gjithë ne që humbëm një pjesëtar shembullor të Policisë së Kosovës, të përkushtuar ndaj detyrës dhe sigurisë së qytetarëve”.

    “Shfrytëzoj këtë rast për të shprehur mirënjohjen dhe falënderimin tim të thellë për të gjithë personelin mjekësor, i cili me përkushtim të jashtëzakonshëm bëri gjithçka të mundur për trajtimin e Altinit deri në momentet e fundit të jetës së tij”.

    “#Njëkohësisht, apeloj te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi maksimale në komunikacion. Pakujdesia në trafik mund të kushtojë jetë dhe fatkeqësisht, sot po përjetojmë humbjen e një jete të re dhe të një zyrtari që ishte në shërbim të qytetarëve”, shkroi ministri në detyrë i Brendshëm.

    Nga Rubrika
    Lajme 23 Gusht 2026
    Fundi i gushtit ka sjellë një tjetër valë lëvizjesh nga Kosova drejt Shqipërisë. Shumë pushues kanë zgjedhur të shfrytëzojnë ditët e fundit...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vdekjes së zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili humbi jetën nga plagët e...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Është arrestuar një 18-vjeçare në Mitrovicë, e cila dyshohet se ka sulmuar fizikisht një 12-vjeçare. Lidhur me rastin, Policia ka njoftuar se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Dylber Shuli i mbylli sytë me një peng që e kishte shoqëruar për më shumë se një dekadë. 90-vjeçari nga Zagorçani i...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Njohësi i çështjeve politike, Fitim Mulolli për “Front Online” ka vlerësuar se gjasat që Kosova të shkojë në zgjedhje të reja janë...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Ka ndërruar jetë polici i aksidentuar ditë më parë në Malishevë, Altin Kryeziu. Ai u aksidentua në krye të detyrës ditë më...
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 6 vijojnë aktive dhe 7 të tjera...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për datat 23 dhe 24 gusht. Sipas njoftimit...
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Një tërmet me magnitudë 5.9 ballë ka goditur Japoninë lindore, përfshirë zonën e Tokios, të dielën në mëngjes. Sipas autoriteteve, të paktën...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.