×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    Haxhiu viziton sportistët kosovarë në fshatin mesdhetar: Uroj të kthehemi me medalje

    FrontOnline
    22 Gusht 2026

    U.d. e presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar sportistët kosovarë që po qëndrojnë në Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po zhvillohen Lojërat Mesdhetare.

    Gjatë vizitës, ajo takoi nga afër sportistët dhe bashkëbisedoi me ta për garat, përvojën e deritanishme dhe sfidat që i presin në ditët në vijim.

    “Sot vizituam Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare. Fshati këtë herë ka një organizim të veçantë, me sportistët të akomoduar në dy anije të ankoruara në port, Aroya dhe Romantika”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

    “Gjatë vizitës patëm mundësinë të takojmë nga afër sportistët tanë, të bisedojmë me ta për garat, përvojën e deritanishme dhe sfidat që i presin në ditët në vazhdim. Ishte kënaqësi të shohim përkushtimin dhe krenarinë me të cilën secili prej tyre e përfaqëson Kosovën”.

    Ajo u shpreh se institucionet do të jenë pranë sportistëve dhe do t’i mbështesin në çdo paraqitje.

    “Garat tashmë kanë filluar dhe ne do të jemi pranë sportistëve tanë, duke i mbështetur në çdo paraqitje”.

    “Urojmë që puna e tyre të shpërblehen me rezultate sa më të mira, që emri i Kosovës të dëgjohet sa më shpesh dhe që nga Taranto të kthehemi me medalje”.

    Nga Rubrika
    Lajme 22 Gusht 2026
    Prokuroria Shtetërore e Qarkut në Split të Kroacisë ka ngritur aktakuzë për spiunazh ndaj një shtetasi kroat dhe një shtetaseje të Serbisë,...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, dje ka njoftuar se Inspektorati i Mjedisit ka urdhëruar mbylljen e aktivitetit...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka mbështetur propozimin e ish-komandantit të UÇK-së dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, që Hashim Thaçi “të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Ish-kryeministri i Estonisë dhe komisioneri evropian, Siim Kallas, ka vdekur në moshën 77-vjeçare. “Me trishtim duhet të njoftoj se babai im i...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, dje ka njoftuar se Inspektorati i Mjedisit ka urdhëruar mbylljen e aktivitetit...
    Vip 22 Gusht 2026
    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, feston ditëlindjen, ndërsa një urim të veçantë për të ka bërë babai i saj, Dukagjin...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka mbështetur propozimin e ish-komandantit të UÇK-së dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, që Hashim Thaçi “të...
    Hulumtime 22 Gusht 2026
    Një varg kontrollesh të Inspektoratit Farmaceutik ka zbuluar një realitet alarmues në barnatoret e Prizrenit: produkte medicinale pa banderolë e pa dëshmi...
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Kostoja e jetesës po rëndon gjithnjë e më shumë mbi buxhetet e familjeve shqiptare. Për të njëjtat produkte të shportës, qytetarët duhet...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.