×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%

    FrontOnline
    22 Gusht 2026

    Kostoja e jetesës po rëndon gjithnjë e më shumë mbi buxhetet e familjeve shqiptare. Për të njëjtat produkte të shportës, qytetarët duhet të paguajnë më shumë se dy vite më parë.

    Për pasojë, për të paguar ushqimet dhe shërbimet, qytetarët po marrin më tepër para nga xhepi i tyre.

    Rritja më e fortë te produktet ushqimore vihet re te mishi. Një kg mish viçi apo bagëtie të imët kushton TAB1 30% më tepër. Sipas shitësit të mishit, Artanit, kjo ndodh për shkak të mungesës së mishit të vendit. Ai thotë se mishit të vendit ia ka zënë vendin mishi nga Bullgaria.

    E njëjta gjë vlen të thuhet edhe për bulmetin, ku çmimi i produkteve të bulmetit, për dy vite, ka ndryshuar me TAB2 30-35% më tepër, në varësi të llojit të djathit e gjalpit që do të marrësh. Por ky produkt në supermarket kushton edhe më tepër, për shkak të kostove të rritura që ka pasur industria për etiketimin dhe transportin.

    “Çmimi i produkteve me origjinë shtazore është rritur. Dikur djathi ishte 900 lekë, ndërsa sot 1100-1200 lekë. Ndërsa gjalpi kushton edhe më shumë, 1200-1400 lekë. Po, edhe mishi është rritur. Ai i viçit është shtrenjtuar, pasi e kam shumë të vështirë ta gjej. Ka vajtur 1200 lekë për kg. Por filetoja ka pësuar rritje të mëdha, sepse nuk ka”, tha Artan Hariza, shitës.

    Ndryshime janë vënë re edhe për produktet e frutave dhe perimeve. Një zë të rëndësishëm të shpenzimeve ditore përbëjnë blerjet e prodhimeve të freskëta. TAB3 Nëse i referohemi të dhënave nga INSTAT-i në 2026, perimet u rritën me 3,8%, ndërsa frutat pësuan një ulje prej 2,8%. Perimet u shtrenjtuan për shkak të naftës më të kushtueshme dhe përmbytjeve që ndodhën në zonat ku zhvillohet bujqësia intensive gjatë muajve nëntor-janar.

    Qytetarët:

    “Çmimet janë katastrofë. Unë blej ato perimet e kalbura, se atyre të mirave nuk ua di shijen.”
    “Për ne pensionistët çmimet janë të papërballueshme.”

    “Ku mund të blesh çfarë do ti? Do marrësh ato sa për të gatuar.”

    “Çdo gjë është shtrenjtuar, nuk kemi mundësi të blejmë.”

    Rritja e çmimit të naftës në tregjet botërore ka dhënë efekt edhe te shqiptarët. Shqiptarët paguajnë më tepër për të udhëtuar. TAB4 Nëse shohim rritjen e transportit në linjat interurbane, ai është shtrenjtuar me 60%.

    Nëse bëjmë një krahasim me këto vite, për të shkuar nga Tirana në Korçë, dikur qytetarët e merrnin biletën për 500 lekë, ndërsa sot 800 lekë.

    Ndërsa udhëtimi për në Shkodër, që kushtonte 300 lekë, sot ka vajtur 500 lekë. Por udhëtimi për në qytetin e Gurtë, Gjirokastër, ka shkuar nga 700 në 1000 lekë./Tch/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Arseny Turbin po e kalon ditëlindjen e tij të 18-të në një qeli për vetëm një të burgosur në qendrën e paraburgimit...
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Top Channel ka publikuar dosjen e prokurorisë së Sarandës, lidhur me krimin e rëndë ndodhur pak ditë më parë në Ksamil ku...
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Stuhitë e natës goditën banorët në shumë pjesë të Polonisë. Zjarrfikësit u përgjigjën mbi 4,000 herë; 12 kampe skautësh u evakuuan si...
    Të tjera
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Ish-kryeministri i Estonisë dhe komisioneri evropian, Siim Kallas, ka vdekur në moshën 77-vjeçare. “Me trishtim duhet të njoftoj se babai im i...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, dje ka njoftuar se Inspektorati i Mjedisit ka urdhëruar mbylljen e aktivitetit...
    Vip 22 Gusht 2026
    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, feston ditëlindjen, ndërsa një urim të veçantë për të ka bërë babai i saj, Dukagjin...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka mbështetur propozimin e ish-komandantit të UÇK-së dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, që Hashim Thaçi “të...
    Hulumtime 22 Gusht 2026
    Një varg kontrollesh të Inspektoratit Farmaceutik ka zbuluar një realitet alarmues në barnatoret e Prizrenit: produkte medicinale pa banderolë e pa dëshmi...
    Lajme 22 Gusht 2026
    U.d. e presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar sportistët kosovarë që po qëndrojnë në Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po zhvillohen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.