×
  • Sport
  • Sport

    Tronditëse: Ish-kampioni i botës në boks, Zolani Tete vritet në pritë para shtëpisë

    FrontOnline
    22 Gusht 2026

    Ish-kampioni i botës në dy kategori të peshave, Zolani “Last Born” Tete, është vrarë me armë zjarri në moshën 38-vjeçare në Afrikën e Jugut.

    Ngjarja e rëndë ndodhi të premten mbrëma në Mdantsane, në provincën Eastern Cape, kur Tete po kthehej në shtëpinë e tij dhe ishte duke pritur që të hapej porta e oborrit.

    Sipas policisë, dy persona të armatosur dhe me maska dolën nga një automjet tjetër dhe hapën zjarr ndaj boksierit dhe një 27-vjeçareje që ndodhej me të në veturë. Tete tentoi të largohej nga breshëria e plumbave duke futur automjetin në oborr, por u plagos rëndë dhe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

    Gruaja që ishte me të u qëllua disa herë dhe u dërgua në spital, ku vazhdon të marrë trajtim. Policia ka nisur hetimet për vrasjen, ndërsa deri tani nuk raportohet për ndonjë arrestim dhe motivi i sulmit mbetet i paqartë.

    Një karrierë e jashtëzakonshme
    Tete ishte një nga emrat më të njohur të boksit në Afrikën e Jugut. Ai fitoi titullin botëror IBF në kategorinë junior-bantamweight në vitin 2014, ndërsa më vonë u shpall kampion bote edhe në kategorinë WBO bantamweight.

    Megjithatë, momenti që e bëri atë të njohur në mbarë botën erdhi në vitin 2017. Tete e nokautoi bashkëkombësin e tij Siboniso Gonya vetëm pas 11 sekondash, duke regjistruar atë që njihet si nokauti më i shpejtë në një meç për titull botëror.

    Vitet e fundit të karrierës së tij u shoqëruan me një periudhë të vështirë. Pas një testi pozitiv për substancën e ndaluar stanozolol pas duelit me Jason Cunningham në vitin 2022, Tete u suspendua për katër vjet. Dënimi i tij përfundoi më 29 korrik të këtij viti.

    Tete po përgatitej për rikthimin në ring dhe kishte synime për ta vazhduar karrierën profesionale. Madje, sipas raportimeve lokale, ai kishte planifikuar të rikthehej në ring më 29 nëntor.

    Vdekja e tij ka tronditur komunitetin e boksit në Afrikën e Jugut, ndërsa autoritetet lokale e kanë cilësuar humbjen e Tetes si një goditje të rëndë për sportin dhe komunitetin e Mdantsane, vendi që e nxori një prej kampionëve më të suksesshëm të boksit të vendit.

    Nga Rubrika
    Lajme 22 Gusht 2026
    U.d. e presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar sportistët kosovarë që po qëndrojnë në Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po zhvillohen...
    Sport 22 Gusht 2026
    Julián Álvarez ka vendosur të ardhmen e tij: në rast të largimit nga Atletico Madrid, sulmuesi argjentinas dëshiron të transferohet vetëm te...
    Sport 22 Gusht 2026
    Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka kurorëzuar martesën me modelen kosovare Drita Stublla. Çifti ka ndarë momente nga ceremonia e...
    Të tjera
    Lajme 22 Gusht 2026
    Komuna e Prishtinës po teston sot Sistemin e Alarmit Publik në kryeqytet. Gjatë testimit, alarmi po lëshohet me zë të njëtrajtshëm dy...
    Sport 22 Gusht 2026
    Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka kurorëzuar martesën me modelen kosovare Drita Stublla. Çifti ka ndarë momente nga ceremonia e...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar në Durrës një shtetas nga Kosova, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe...
    Kronika 22 Gusht 2026
    Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar sot se në koordinim me Policinë e Kosovës, Stacionin Policor në Deçan, mbrëmë ka ndërmarrë një...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Musliu-Shoshi akuzoi Kurtin se nuk po e respekton...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër situatën aktuale institucionale në vend, duke e akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.