×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Prokuroria e policia mbrëmë zhvilluan aksion në Deçan, pesë persona u arrestuan për bixhoz të paligjshëm

    FrontOnline
    22 Gusht 2026

    Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar sot se në koordinim me Policinë e Kosovës, Stacionin Policor në Deçan, mbrëmë ka ndërmarrë një aksion lidhur me dyshimet për zhvillimin e veprimtarisë së kundërligjshme të bixhozit.

    Gjatë këtij aksioni, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë arrestuar dhe ndaluar pesë persona, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

    Prokuroria tha se gjatë kontrollit të lokalit ku dyshohet se zhvillohej kjo veprimtari, janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht prova materiale që dyshohet se kanë shërbyer për zhvillimin e kësaj veprimtarie, përfshirë letra/karta të lojës, pesë (5) telefona mobilë, si dhe para të gatshme në shumën prej 1,615 (një mijë e gjashtëqind e pesëmbëdhjetë) euro.

    Me urdhër të prokurorit të shtetit, pesë personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa brenda afatit ligjor, prokurori i rastit do të ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale, përfshirë parashtrimin e kërkesës për caktimin e masës së sigurimit ndaj të dyshuarve, sipas dispozitave ligjore në fuqi.

    “Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe dukurive të kundërligjshme, si dhe në ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj të gjithë personave që dyshohet se përfshihen në veprimtari të tilla”.

    Njëkohësisht, Prokuroria ka inkurajuar të gjithë qytetarët që posedojnë informacione lidhur me veprimtari të kundërligjshme, që të bashkëpunojnë me organet e rendit dhe drejtësisë, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të dukurive negative në shoqëri.

    Nga Rubrika
    Kronika 22 Gusht 2026
    Një i mitur në Podujevë ka plagosur vëllain e tij 10-vjeçar derisa po manipulonte me një kallash në dorë. Policia tha se...
    Kronika 22 Gusht 2026
    Një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një grua në Fushë Kosovë dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes....
    Kronika 21 Gusht 2026
    Policia e Kosovës ka njoftuar se më 21 gusht është realizuar ekstradimi i një shtetasi kosovar nga Kosova drejt Shqipërisë përmes pikës...
    Të tjera
    Lajme 22 Gusht 2026
    Komuna e Prishtinës po teston sot Sistemin e Alarmit Publik në kryeqytet. Gjatë testimit, alarmi po lëshohet me zë të njëtrajtshëm dy...
    Sport 22 Gusht 2026
    Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka kurorëzuar martesën me modelen kosovare Drita Stublla. Çifti ka ndarë momente nga ceremonia e...
    Sport 22 Gusht 2026
    Ish-kampioni i botës në dy kategori të peshave, Zolani “Last Born” Tete, është vrarë me armë zjarri në moshën 38-vjeçare në Afrikën...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar në Durrës një shtetas nga Kosova, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Musliu-Shoshi akuzoi Kurtin se nuk po e respekton...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër situatën aktuale institucionale në vend, duke e akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.