×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Sulmet ruse në Ukrainë vrasin dy persona, një ditë pas sulmit vdekjeprurës në një qendër tregtare

    FrontOnline
    22 Gusht 2026

    Të paktën dy persona janë vrarë në Ukrainë nga sulmet ruse, ndërsa nëntë persona vijojnë të jenë të zhdukur, një ditë pas një sulmi të dyfishtë me dronë ndaj një qendre tregtare, ku humbën jetën 16 persona.

    Autoritetet lokale thanë se një person humbi jetën në një zjarr në një magazinë në Kiev, pas alarmit për një raketë balistike, ndërsa një tjetër u vra në një sulm me dron në Zaporizhzhia gjatë orëve të para të së shtunës.

    Ministria ruse e Mbrojtjes tha se kishte kryer sulme masive, duke shënjestruar infrastrukturën e transportit dhe magazinat.

    Sulmet vijnë një ditë pas një sulmi vdekjeprurës rus me dronë ndaj një qendre tregtare të mbushur me njerëz në Kryvyi Rih të premten. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e cilësoi sulmin “absolutisht cinik dhe të neveritshëm”.

    Zelensky tha se sulmi gjatë ditës në qytetin e tij të lindjes u krye në “dy valë”, ku goditja e dytë kishte në shënjestër ekipet e emergjencës.

    Pamjet dramatike të verifikuara nga BBC tregojnë momentin kur droni i dytë godet qendrën tregtare, e cila ishte tashmë në flakë, në rajonin e Dnipropetrovskut. Ushtria ruse nuk ka komentuar për sulmin.

    Në sulmin ndaj qendrës tregtare më të madhe të qytetit u plagosën edhe 130 persona, përfshirë 23 fëmijë. Raportohet se persona të tjerë mund të jenë ende të bllokuar nën rrënoja.

    Në orët e para të së shtunës, kreu i rajonit të Dnipropetrovskut, Oleksandr Hanzha, tha se numri i viktimave kishte shkuar në 16, pasi një tjetër trup u nxor nga rrënojat.

    Sipas Hanzhës, në qendrën tregtare vijojnë të jenë të zhdukur nëntë persona, përfshirë dy fëmijë.

    Më herët të premten, Hanzha tha se nga 130 personat e plagosur, 29 ishin në gjendje të rëndë. Ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet më tej.

    Ekipe të shpëtimit nga katër rajone të tjera të Ukrainës po dërgohen me urgjencë për të ndihmuar në kërkimin e të mbijetuarve.

    Kryetari i bashkisë së Kryvyi Rihut, Oleksandr Vilkul, tha se dronët rusë fluturonin në “lartësi jashtëzakonisht të ulëta”, duke i cilësuar sulmuesit si “kafshë”.

    “Ka persona të zhdukur që nuk u përgjigjen telefonatave”, shtoi kryebashkiaku.

    Në Kiev, administrata ushtarake e qytetit tha se një zjarr kishte shpërthyer në një magazinë në distriktin Darnytskyi të kryeqytetit, në orët e para të së shtunës.

    “Sipas informacioneve paraprake, fatkeqësisht, një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur”, tha administrata në Telegram.

    Në qytetin jugor të Zaporizhzhias, një sulm rus me dron vrau të paktën një burrë dhe plagosi katër persona, sipas Ivan Fedorov, kreut të administratës ushtarake rajonale.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Kostoja e jetesës po rëndon gjithnjë e më shumë mbi buxhetet e familjeve shqiptare. Për të njëjtat produkte të shportës, qytetarët duhet...
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Në pyjet e Greqisë pati kohët e fundit disa zjarre të mëdha. Tani autoritetet po marrin masa të rrepta kundër atyre që...
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Disa vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në territorin e qarkut Lezhë, ndërsa autoritetet kanë angazhuar forca dhe mjete për përballimin e...
    Të tjera
    Lajme 22 Gusht 2026
    Komuna e Prishtinës po teston sot Sistemin e Alarmit Publik në kryeqytet. Gjatë testimit, alarmi po lëshohet me zë të njëtrajtshëm dy...
    Sport 22 Gusht 2026
    Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka kurorëzuar martesën me modelen kosovare Drita Stublla. Çifti ka ndarë momente nga ceremonia e...
    Sport 22 Gusht 2026
    Ish-kampioni i botës në dy kategori të peshave, Zolani “Last Born” Tete, është vrarë me armë zjarri në moshën 38-vjeçare në Afrikën...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar në Durrës një shtetas nga Kosova, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe...
    Kronika 22 Gusht 2026
    Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar sot se në koordinim me Policinë e Kosovës, Stacionin Policor në Deçan, mbrëmë ka ndërmarrë një...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Musliu-Shoshi akuzoi Kurtin se nuk po e respekton...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.