×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    AKB: Prodhuesit nuk janë “prodhues të së keqes”, janë ata që mbajnë gjallë ekonominë e Kosovës

    FrontOnline
    21 Gusht 2026

    Aleanca Kosovare e Bizneseve dënon gjuhën fyese dhe përçmuese ndaj prodhuesve vendorë, të cilët protestuan për problemet reale të ekonomisë dhe kërkuan funksionalizimin e institucioneve.

    Është e papranueshme që deputete e Kuvendit t’i etiketojë prodhuesit si “prodhues të Zajednicës”, “prodhues të së keqes” apo “prodhues të KEQ”.

    Prodhuesit nuk janë prodhues të së keqes. Ata janë prodhues të vendeve të punës, pagave, tatimeve, investimeve dhe mirëqenies së qytetarëve.

    AKB i bën thirrje skenës politike ti ruajnë dhe të ndalojë etiketimin dhe përdorimin e bizneseve e prodhuesve si pjesë të përplasjeve politike.

    Prodhuesi ka të drejtë të protestojë, të kërkojë institucione funksionale dhe të kritikojë çdo qeveri, pa u sulmuar politikisht.

    Mos i ndani prodhuesit në “tanët” dhe “të tyre”. Prodhuesit janë të Kosovës dhe interesat e tyre janë interesat e ekonomisë së Kosovës.

    AKB do t’i mbrojë me vendosmëri prodhuesit vendorë ndaj çdo gjuhe denigruese, pavarësisht se nga cila parti politike vjen ajo.

    Nga Rubrika
    Artikull i Sponsoruar 21 Gusht 2026
    Me një rrjet të gjerë pikash të shpërndara në shumë qytete dhe zona të Kosovës, Petrol Company është gjithmonë pranë klientëve, duke...
    Artikull i Sponsoruar 21 Gusht 2026
    Drejtori i Neptun International, Alexandros Kosenas, ndan sfidat e derimëtanishme, arritjet konkrete dhe planet për të ardhmen. Neptun ka operuar me sukses...
    Bota/Rajoni 21 Gusht 2026
    Bitcoin shënoi një rritje të fortë të enjten, duke u ngjitur me 22,9% ne 7 ditet e fundit dhe kaluar nivelin e...
    Të tjera
    Kronika 22 Gusht 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë ku një 12 vjeçare raportohet se është rrahur nga një 18 vjeçare. Sipas një...
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Pukë, në zonën e njohur si “Hamalla e Dedës”,...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar pas vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në këtë komunë, duke kërkuar trajtim të...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Një punëtor i KEK-ut humbi jetën tragjikisht në vendin e punës para pak ditësh. 32 vjeçari, Arbenit Ahmeti u varros dje në...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Elbert Krasniqi, ministër në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, ka thënë se, buxheti i ndarë për komunat do të arrijë 907...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, nesër do të zhvillojnë aksion simbolik para hyrjes së qeverisë. Në njoftim shtohet se aksioni do...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.