×
  • Ekonomi
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Bitcoin rikthehet fuqishëm, kriptomonedha nis një tjetër hov në treg

    FrontOnline
    21 Gusht 2026

    Bitcoin shënoi një rritje të fortë të enjten, duke u ngjitur me 22,9% ne 7 ditet e fundit dhe kaluar nivelin e 70 mijë dollarëve për herë të parë në më shumë se dy muaj. Rritja u mbështet nga rënia e rendimenteve të obligacioneve të Thesarit amerikan dhe nga optimizmi i rikthyer për zhvillimet rregullatore në tregun e kriptomonedhave në Shtetet e Bashkuara.

    Kriptomonedha më e madhe në botë arriti në rreth 71.700 dollarë, niveli më i lartë që prej 1 qershorit, duke vijuar tendencën pozitive të nisur një ditë më parë.

    Kapitalizimi i tregut të Bitcoin u rrit me rreth 11,1% gjatë 24 orëve, duke arritur në 1,43 trilion dollarë. Ndërkohë, vëllimi ditor i tregtimit u rrit me mbi 260%, në rreth 60,8 miliardë dollarë.

    Rritja përfshiu edhe pjesën tjetër të tregut të kriptomonedhave. Kapitalizimi i përgjithshëm i sektorit u zgjerua me 10,23%, në 2,42 trilion dollarë. Ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe për nga vlera e tregut, regjistroi një rritje edhe më të fortë, prej 18,6%, duke arritur në rreth 2.270 dollarë.

    Bitcoin kishte shënuar që të mërkurën rritjen më të madhe ditore që prej muajit mars, në prag të takimit të presidentit amerikan Donald Trump me drejtues të disa prej kompanive më të mëdha të industrisë së kriptomonedhave, mes tyre Coinbase, Payward – operatori i platformës Kraken – dhe Blockchain.com.

    Takimi shtoi pritshmëritë për përparim të mëtejshëm lidhur me të ashtuquajturin “Clarity Act”, një projektligj që synon të përcaktojë më qartë strukturën e tregut dhe kuadrin rregullator për asetet digjitale në Shtetet e Bashkuara.

    Projektligji nuk arriti të kalonte në votim në Senat përpara nisjes së pushimeve të gushtit, por investitorët mbeten optimistë se diskutimet mund të rifillojnë me rikthimin e ligjvënësve.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Një zjarr i përmasave të konsiderueshme vijon të përparojë në Malin e Çikës, duke u afruar tashmë me fshatin turistik të Dhërmiut...
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney ka thënë se vala e re e tarifave amerikane ndaj Kanadasë është një “llogaritje e gabuar”, e...
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Gjatë ditës së sotme, policia e Shtetit të Shqipërisë, ka publikuar pamje nga operacioni policor “Anchor”, në Durrës ku është goditur një...
    Të tjera
    Kronika 22 Gusht 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë ku një 12 vjeçare raportohet se është rrahur nga një 18 vjeçare. Sipas një...
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Pukë, në zonën e njohur si “Hamalla e Dedës”,...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar pas vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në këtë komunë, duke kërkuar trajtim të...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Një punëtor i KEK-ut humbi jetën tragjikisht në vendin e punës para pak ditësh. 32 vjeçari, Arbenit Ahmeti u varros dje në...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Elbert Krasniqi, ministër në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, ka thënë se, buxheti i ndarë për komunat do të arrijë 907...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, nesër do të zhvillojnë aksion simbolik para hyrjes së qeverisë. Në njoftim shtohet se aksioni do...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.