
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney ka thënë se vala e re e tarifave amerikane ndaj Kanadasë është një “llogaritje e gabuar”, e dizajnuar për ta “dëmtuar dhe përçarë” vendin, pasi bisedimet tregtare mes dy vendeve dështuan të premten vonë.
“Ata kërkuan shumë dhe ofruan shumë pak”, u tha Carney kanadezëve të shtunën në mëngjes, duke shtuar se vendi tashmë ndodhet në një “luftë” tregtare, pasi SHBA-ja vendosi tarifa të reja ndëshkuese, shkruan BBC, transmeton klankosova.tv.
Kryeministri kanadez konfirmoi se vendi i tij do t’u përgjigjet tarifave amerikane “dollar për dollar”, duke nisur nga 8 shtatori.
Masat do të përfshijnë çelikun, produktet e qumështit, pajisjet elektroshtëpiake dhe pajisjet elektronike.
Dështimi i bisedimeve ka tronditur marrëdhëniet e ngushta tregtare mes dy aleatëve, ndërsa për momentin nuk ka një rrugë të qartë drejt zgjidhjes.
Presidenti amerikan Donald Trump ende nuk ka komentuar.