×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    “Phllos Pharm” në ri inspektim sërish gjendet pa farmacist

    ENIS VELIU
    24 Gusht 2026

    Inspektorati Farmaceutik ka kryer më 28 maj 2026 riinspektim në barnatoren “Phllos Pharm” në Ratkoc të Rahovecit, me qëllim të kontrollimit të funksionimit të subjektit dhe pranisë së stafit profesional. Gjetja kryesore ishte e drejtpërdrejtë: barnatorja ishte e hapur pa praninë e farmacistit përgjegjës ose të farmacistit zëvendësues, raporton Front Onloine.

    Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik

    Raporti i Inspektoratit Farmaceutik për Phllos Pharm

    Në barnatore ndodhej vetëm Diana Thaqi, teknike e farmacisë, me licencë KO-51154/A-05-4.  Farmacist përgjegjës dhe pronar i subjektit, sipas raportit, ishte Jeton Berisha. Inspektorati konstaton se barnatorja posedonte licencë të vlefshme, por mënyra se si po funksiononte në momentin e kontrollit ishte në kundërshtim me kërkesat ligjore për praninë e farmacistit.

    Përmes procesverbalit nr. 0110308, subjekti është urdhëruar ta mbyllë barnatoren dhe të mos punojë pa praninë e farmacistit përgjegjës ose zëvendësuesit të tij.

    Inspektorati i referohet Ligjit për Shëndetësi, Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe Udhëzimit Administrativ për qarkulluesit farmaceutikë me pakicë, të cilat kërkojnë që barnatorja të operojë në praninë e farmacistit. Përveç urdhrit për respektimin e dispozitave ligjore, raporti shoqërohet edhe me Vendimin me gjobë nr. 10/JV-001-26.

    Front Online ka siguruar dosjen e plotë të inspektimeve të Inspektoratit Farmaceutik në barnatoret në gjithë Kosovën, për periudhën 1 janar 2025 – 30 qershor 2026, dhe do ta publikojë atë në tërësi – Vazhdimi 70

     

     

    Nga Rubrika
    Hulumtime 24 Gusht 2026
    Një inspektim i kryer pas një ankese në barnatoren “O2 Pharmacy” në Prishtinë ka përfunduar me konfiskimin e disa produkteve medicinale dhe...
    Hulumtime 24 Gusht 2026
    Inspektorati Farmaceutik ka evidentuar një varg mangësish në kompaninë “Njësia AGS 1” në Prishtinë, e cila ushtron veprimtarinë e qarkullimit me shumicë...
    Hulumtime 23 Gusht 2026
    Një ankesë e ka çuar Inspektoratin Farmaceutik në barnatoren “CFO Green Njësia 39” në Vushtrri.  Ajo që inspektorët kanë gjetur aty ka...
    Të tjera
    Sport 24 Gusht 2026
    Manchester United po afrohet drejt një vendimi të rëndësishëm për krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa Alejandro Balde raportohet se ka ndryshuar...
    Bota/Rajoni 24 Gusht 2026
    Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë detaje për temat e diskutuara në...
    Hulumtime 24 Gusht 2026
    Një inspektim i kryer pas një ankese në barnatoren “O2 Pharmacy” në Prishtinë ka përfunduar me konfiskimin e disa produkteve medicinale dhe...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e nesërme, do të zbatohet kufizimi...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Ndërmarrja Publike “Trainkos” ka reaguar lidhur me riparimin e pesë vagonëve të saj në Zrenjanin të Serbisë, duke thënë se kontrata për...
    Sport 24 Gusht 2026
    Java e parë e sezonit 2026/27 në Serie A ka sjellë disa paraqitje shumë të mira nga futbollistët italianë, me një grup...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.