Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), ka reaguar pas Raportit të Progresit për Kosovën, për vitin 2024.
Sipas LDK-së, ky raport paraqet sfidat e vazhdushme në Kosovë, për të cilat thuhet se nevojitet ndryshim urgjent.
“Raporti i Progresit për vitin 2024 nga Komisioni Evropian i publikuar sot, nënvizon sfidat e vazhdueshme në Kosovë, por mbi të gjitha, thekson nevojën urgjente për ndryshim. Raporti gjithashtu e thekson qartë situatën ekonomike në Kosovë—’ritmi i rritjes është ngadalësuar krahasuar me vitet e mëparshme'”. thuhet në reagimin e LDK-së.
Tutje nga kjo parti thonë se janë të përkushtuar për të rikthyer pavërsinë e mediave si dhe mbrojtjen e instuticioneve demokratike nga ndërhyrjet politike.
“LDK është e përkushtuar dhe do të punoj fort për të rikthyer pavarësinë e mediave dhe për të mbrojtur institucionet demokratike nga ndërhyrjet politike. Ne do të reformojmë gjyqësorin për të siguruar transparencë dhe përgjegjshmëri, si dhe do të luftojmë korrupsionin me vendosmëri”.
“Ndërsa këto janë rezultatet e paaftësisë së qeverisë aktuale; fokusi ynë do të jetë në krijimin e vendeve të punës dhe krijimin e mundësive të reja në vend, në mënyrë që kosovarët të mos detyrohen të largohen. Kosova meriton një qeveri që i përmbush premtimet e saj. LDK do të udhëheqë pastër dhe me integritet. Është koha për ndryshim të vërtetë, tani!”, thuhet tutje në reagim.