Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku paraqitet një puntore teknike e Shkollës së Mesme Teknike në Obiliq, duke folur për sfidat e saj lidhur me pagen mujore.
Gjylferije Elshani, është emri i puntorës teknike e cila thotë se paga nuk i mjafton as për gjërat elementare.
“Paga ime nuk mjaftonë se duke i parë rritjen e shërbimeve, gjërat elementare që janë, nuk është e mjaftushme. Unë besoj dhe shpresoj sepse e kam dëgjuar Lumirin, i cili ka thënë se do të mbështes familjet dhe do ti rrit pagat. Na duhen kësi njerëz të zot dhe ekonomista që dijnë me punu dhe i mbajnë premtimet”, është shprehur Gjylferije Elshani në videon që ka shpërnda, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku.
Abdixhiku sërish ka treguar se koeficienti i pagave në sektorin publik do të bëhet 150 euro, në rast të zgjedhjës së tij si kryeministër i vendit.
Postimi i plotë i Abdixhikut: