×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajrami: Qeveria Kurti do të mbahet mend për korrupsion, skandale, dëmet e shkaktuara ndaj Kosovës

    FrontOnline
    23 Tetor 2024

    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovë dhe deputetja Hykmete Bajrami, duke kritikuar qeverisjen e tanishme, ka deklaruar se 95% e premtimeve të kryeministrit Kurti, janë të dështuara.

    Bajrami thotë se Kurti ka mungesë të një vizioni të qartë dhe se përqëndrimin e ka në sondazhe.

    “Dështimet e Qeverisë Kurti nuk mund t’i kufizojmë vetëm në ekonomi edhe pse këto janë me të dukshmet. Nëse e marrim programin Qevrisës të Kurti dhe e shohim realizimin e tij pas katër viteve me përgjegjësi të plotë mund ta themi se ka dështuar 95%, dmth, vetëm 5% e asaj çfarë ata kanë premtuar është realizuar”, tha Bajrami në një prononcim për gazetën Blic.

    Bajrami deklaroi se kryeministri Albin Kurti po e mbyll mandatin katërvjeçar, pa lënë asnjë trashëgimi për Kosovën, asnjë projekt të madh infrastrukturore, asnjë njohje, asnjë anëtarësim, e reform në arsim.

    “Asnjë projekt të madh infrastrukturor, asnjë njohje, asnjë anëtarësim, asnjë reformë në arsim, asnjë reformë në drejtësi, asnjë një përpjekje për të luftuar korrupsionin, me rritje ekonomik nën mesatarën e pas pavarsisë së Kosovës, me rritje dyshifrore të çmimeve, me ikje masive të qytetarëve nga vendi e në veçanti të fuqisë puntore”, tha Bajrami.

    Kjo Qeveri në krye me Albin Kurti, sipas Bajramit do të mbahet mend për korrupsion, skandale, dëmet që ia ka bërë Kosovës.

    “Qeveria Kurti në mungesë të çfarëdo progresi do të mbahet mend për korrupsion, për skandale dhe për dëmet që ja ka bë Kosovës. Nuk duhet të harrojmë që falë Qeverisë së tij, Kosova jonë sot është në vitin e dytën nën sanksione nga Bashkësia Ndërkombëtare”, shtoi Bajrami.

    Formula 1 vjen në Artmotion më "i çmendur" se kurrë
    Nga Rubrika
    Lajme23 Tetor 2024
    Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë pranuar informata se një person në fshatin Prelez të Muhaxherëve posedon armë zjarri. H.R. të...
    Lajme23 Tetor 2024
    Pas përfundimit të dëshmisë së Fadil Gecit, dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së është Nuredin Ibishi i njohur me...
    Lajme23 Tetor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka lidhur marrëveshje mjekësore me atë të Turqisë. Kështu ka njoftuar ministri Ejup Maqedonci me anë të...
    Të tjera
    Lajme23 Tetor 2024
    Një ditë para takimit në nivel të kryenegociatorëve të Kosovës dhe të Serbisë në Bruksel, Bashkimi Evropian bëri të ditur çështjet që...
    Lajme23 Tetor 2024
    Policia Rajonale e Pejës ka shpallur në kërkim një person të dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”. I dyshuari...
    Lajme23 Tetor 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka refuzuar të japë datë për përfundimin e autostradës Prishtinë-Gjilan. Në një konferencë për media pas mbledhjes...
    Vip23 Tetor 2024
    Se Rezi dhe Vullneti i kanë shpallë ‘luftë’ njëri-tjetrit, tashmë dihet. E, është dikush që po tenton ta kryej një mision të...
    Vip23 Tetor 2024
    Agravim i situatës mes Gresës dhe Arias ka ndodhur në dhomën e gjumit, pas debatit paraprak që kishin në oborr. Gresa duke...
    Vip23 Tetor 2024
    Mbrëmë gjatë ‘prime’, Kevini tha se i pëlqen Ana dhe se do donte të kishte diçka më shumë me të. Edhe Ana...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.