×
  • Lajme
  • Lajme

    ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë

    FrontOnline
    12 Tetor 2024

    Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Millun Zogoviq, ka thënë se Kosova është krahinë jugore e Serbisë.

    Në televizionin “Aplus” të Malit të Zi, këtë koment Zogoviq e bëri duke komentuar deklaratat e presidentit të Serbisë në Tivat javën që po e lëmë pas.

    “Qëndrimin tim nuk e ka ndryshuar me hyrjen në qeveri – Kosova dhe Metohija është krahinë jugore e Serbisë”, tha zëvendëskryeministri i Malit të Zi, transmeton Klankosova.tv.

    “Sa i përket detyrimeve ndërkombëtare të Malit të Zi, gjithçka do të respektohet, por unë kam mendimin tim se Kosova është pjesë e Serbisë e shkëputur qëllimisht. Këtë qëndrim e kam shprehur në Kuvend, disa ditë para se të hyja në qeveri. Asgjë nuk ka ndryshuar për mua”, është shprehur më tej Zogoviq.

    Sipas tij, Serbia dhe Mali i Zi duhet të ndërtojnë raporte të qëndrueshme dhe afatgjata të bazuara në respektin reciprok.

    Para pak kohësh, edhe Kuvendi i Malit të Zi iu referua institucioneve të Republikës së Kosovës si “institucione të përkohshme”.

    Kjo ishte bërë në njoftimin zyrtar për media të publikuar në uebfaqen e Kuvendit të Malit të Zi për takimin mes kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq dhe ambasadorit të Serbisë në Podgoricë, Nebojsha Rodiq. /Klankosova.tv

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Lajme12 Tetor 2024
    Produktet vendore po u duken më cilësore. Me gjithë që importi i prodhimeve serbe në Kosovë u lejua ditë më parë, një...
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se opozita dhe Vuçiq, po e ndjekin të njëjtën linjë në sulme kundër kryeministrit,...
    Lajme12 Tetor 2024
    Pak javë para konstituimit të strukturave të reja në Bashkimin Evropian, eurodeputeti austriak, Lukas Mandl kërkon nga Komisioni Evropian të caktojë njerëz...
    Të tjera
    Lajme12 Tetor 2024
    Komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe Afrikën dhe komandant i forcave të NATO-s në bazën e Napolit, admirali amerikan, Stuart B....
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Natyra, qetësia dhe trashëgimia e pasur kulturore në Korçë e Pogradec, duket se po tërheq vëmendjen e turistëve. Këtë vit numri i...
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris gëzon “shëndet të shkëlqyer”, dhe “ka qëndrueshmëri fizike dhe mendore” për të shërbyer si president, ka thënë mjeku...
    Lajme12 Tetor 2024
    Njëri nga ngasësit që ishte i përfshirë në aksidentin e ndodhur dje në Veternik, ku një kamionë goditi 7 vetura ku lëndoi...
    Lajme12 Tetor 2024
    Letra e Komandantit të FSK-së, Gjeneral Bashkim Jashari drejtuar ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e shkruar më 7 tetor, ka ngjallur jo...
    Sport12 Tetor 2024
    Kosova ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kombeve. “Dardanët” triumfuan ngushtë 1:2 ndaj Lituanisë në udhëtim, në raundin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.