×
  • Sport
  • Sport

    Sigal Prishtina mposht Pejën

    FrontOnline
    12 Tetor 2024

    Sigal Prishtina e ka mposhtur Pejën në derbin e javës së pestë të ProCredit Superligës. 

    Ndeshja është mbyllur me shifrat 78:67 (23:20, 20:17, 15:11, 20:19).

    Dominimi i “bardhekaltërve” ka nisur nga fillimi, duke krijuar një epërsi prej dhjetë pikësh në çerekun e parë. Megjithatë, “verdhezinjtë” kanë reaguar dhe përfundimi i kësaj pjese ishte 23:20 për Prishtinën. Pejanët vazhduan me lojë të mirë, duke arritur ta përmbysin rezultatin në 25:30, por vendasit kanë rikuperuar dhe pjesa e parë ka përfunduar me avantazh prej 43:37 për Prishtinën.

    Në pjesën e dytë, prishtinasit kanë shtuar epërsinë e tyre duke mos rrezikuar fitoren dhe duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin përfundimtar 78:67.

    Më i miri te Sigal Prishtina ka qenë Damire Burns, i cili ka shënuar 23 pikë dhe ka arritur 22 kërcime, duke u ndihmuar nga Jalen Moore me 20 pikë dhe nëntë asistime.

    Te Peja, Jasquez Yow ka shënuar 11 pikë dhe ka arritur 12 kërcime, ndërsa Shahada Wels dhe Darnell Cowart kanë kontribuar me 18 dhe 19 pikë përkatësisht./RTK

    Nga Rubrika
    Sport20 Korrik 2025
    Skuadra shqiptare nga Tetova, Shkëndija – derisa po përgatitet për përballjen e rrethit të dytë eliminator të Ligës së Kampionëve ndaj Steaua...
    Sport20 Korrik 2025
    Garuesi nga Kosova, Shkëlzen Goqi, është diskualifikuar nga një garë tradicionale kërcimesh në ujë të mbajtur dje në “Urën e Vezirovit” në...
    Sport19 Korrik 2025
    Boksieri ukrainas, Usyk ka fituar ndeshjen kundër britanikut, Dubois. Në rundin e 5-të, Usyk arriti të nokautoj britanikun, duke e rrëzuar dy...
    Të tjera
    Lajme20 Korrik 2025
    OpenAI njoftoi të enjten një veçori të re për ChatGPT që i lejon chatbot-it të njohur të kryejë veprime në emër të...
    Lajme20 Korrik 2025
    Mërgimtarët po presin më së shumti deri në 20 minuta për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë dhe Muçibaba. Bazuar...
    Lajme20 Korrik 2025
    Deputeti i VV-së, Hekuran Murati i ka reaguar ish- kryeministrit, Isa Mustafa i cili tha se ministrat e tij që u zgjodhën...
    Lajme20 Korrik 2025
    Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në lagjen Tusus të Prizrenit, ku një  62- vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij....
    Sport20 Korrik 2025
    Garuesi nga Kosova, Shkëlzen Goqi, është diskualifikuar nga një garë tradicionale kërcimesh në ujë të mbajtur dje në “Urën e Vezirovit” në...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    30 mjete lundruese janë bllokuar nga policia Detare dhe Kufitare gjatë monitorimit nga Ksamili në Koman përgjatë kësaj jave. Sipas policisë, 12...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.