×
  • Lajme
  • Lajme

    Ismaili: Lufta kundër financimit të paligjshëm kërkon një përpjekje gjithëpërfshirëse dhe të koordinuar

    FrontOnline
    11 Tetor 2024

    Identifikimi dhe zbutja e rreziqeve të pastrimit të parave kërkon një qasje gjithëpërfshirëse ku kombinohen kapacitetet e avancuara teknologjike, pajtueshmëria rregullatore si pa dyshim bashkëpunimi midis sektorëve publik dhe privat.

    Kështu ka theksuar Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili në panelin me temë “Rëndësia e bashkëpunimit ndër-institucional dhe partneritet publiko-privat për të trajtuar financat e paligjshme” me rastin e lansimit të Rrjetit të Përbashkët të Inteligjencës kundër Pastrimit të Parave në Republikën e Kosovës (JMLIN-K).

    Ismaili gjatë këtij paneli ka potencuar se pastrimi i parave nuk prek vetëm institucionet financiare individuale, por gjithashtu paraqet një rrezik më të gjerë për stabilitetin dhe integritetin e sistemit financiar. Ai ka shtuar se luftimi efektiv ndaj tij është thelbësor për ruajtjen e besimit dhe sigurimin e stabilitetit ekonomik të vendit.

    Sipas tij, lufta kundër financimit të paligjshëm, duke përfshirë pastrimin e parave, financimin e terrorizmit si dhe format tjera të krimit financiar, kërkon një përpjekje gjithëpërfshirëse dhe të koordinuar ku bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit përmes partneriteve publiko-private është vendimtar në ruajtjen e sigurisë dhe integritetit të sistemit financiar.

    “Kompleksiteti në rritje dhe sofistikimi i krimeve financiare i nxitur edhe nga zhvillimet e hovshme teknologjike kërkon qasje të reja të bazuara në rrezik për parandalimin dhe luftimin e PP/FT. Prandaj një partneritet i fortë i tillë ofron një kornizë gjithëpërfshirëse ku organet e zbatimit të ligjit, rregullatorët dhe institucionet financiare mund të ndajnë informacionet, ekspertizën si dhe burimet në luftën e përbashkët”, ka potencuar Guvernatori.

    I pari i BQK-së theksoi se krijimi i këtij rrjeti do të rrisë fuqishëm shanset e vendit tonë për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare si MONEYVAL dhe Task Forca e Veprimit Financiar (FATF), si pjesë e rëndësishme e proceseve tona integruese në institucionet dhe mekanizmat e Bashkimit Evropian.

    Guvernatori Ismaili tutje ka shtuar se përmes themelimit të këtij mekanizmi do të realizohen procese të rëndësishme në aspekt të sigurimit të pajtueshmërisë me standardet e parandalimit pastrimit parave dhe financimit.

    “Këto aspekte, përveç avancimit të kornizës ligjore dhe rregullative që BQK-ja ka realizuar dhe po vazhdon në proces, bashkë me ligjet që së fundi janë proceduar, patjetër që e përafroi vendin tonë me kërkesat relevante të Bashkimit Evropian. Madje, kjo do ta ndihmojë edhe procesin e para-aplikimit për anëtarësim në SEPA si një ndër prioritetet tona, në të cila BQK po punon intensivisht me mbështetje të tjerë ndërinstitucionale”, ka thënë Ismaili.

    Në fund të fjalës së tij në panel, Guvernatori i BQK-së u shpreh se identifikimi efektiv dhe zbutja e rreziqeve të pastrimit të parave kërkon një qasje dinamike, me shumë shtresa që integron teknologjinë, pajtueshmërinë, bashkëpunimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm. BQK me instrumentet e saj rregullatore dhe veprimet e ndërmarra të fokusuara në aspekt të integritetit dhe stabilitetit të sektorit financiar ka dëshmuar edhe praktikisht këtë zotim dhe qasje të saj.

    “Duke miratuar strategji të bazuara në rrezik, duke përdorur analitikë të avancuar dhe duke nxitur partneritete të forta, institucionet financiare dhe rregullatorët e Kosovës mund të ndërtojnë një mbrojtje të fortë kundër pastrimit të parave dhe të ndihmojnë në mbrojtjen e integritetit të sistemit financiar”, ka përfunduar Guvernatori Ismaili.

    Rrjeti i Përbashkët të Inteligjencës kundër Pastrimit të Parave në Kosovë përbëhet nga autoritetet ligjzbatuese të vendit, mbështetur nga Njësia për Inteligjencë Financiare dhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ku edhe BQK ka pasur kontributin e saj përmes ekipeve profesionale dhe do të vazhdoj të mbetet e përkushtuar dhe angazhuar në të.

    Pa rrymë deri në 8 orë, KEDS del me njoftim për nesër
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, tha se digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët është prioritet kyç në agjendën e tij qeverisëse. Kurti, i cili mori...
    Lajme11 Tetor 2024
    Lëvijza Vetëvendosje, akuzon opozitën se ka siklet për Qeverinë Kurti. Ndër të tjera, në një postim në faqen zyrtare të partisë në...
    Lajme11 Tetor 2024
    Një polic ka plagosur aksidentalisht kolegen e tij në objektin e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë. Lajmin e kanë konfirmuar nga Inspektorati...
    Të tjera
    Opinione11 Tetor 2024
    Shkruan: Blerim Shala Dy luftërat e tri viteve të fundit në botë, ajo në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, janë së...
    Lajme11 Tetor 2024
    I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, u prit nga liderët e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri...
    Kronika11 Tetor 2024
    Një e mitur është dhunuar në Fushë Kosovë. Rastin në polici e ka paraqitur vet e mitura. Palët janë intervistuar dhe me...
    Bota/Rajoni11 Tetor 2024
    Policia e Tiranës ka arrestuar 7 shtetas, 3 prej të cilëve janë punonjës të OSHEE, të cilët dyshohet se kanë qenë të...
    Kronika11 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 606 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të kaluara. Po ashtu bëhet e ditur se...
    Kronika11 Tetor 2024
    Një i mitur është zhdukur në Fushë Kosovë gjatë ditës së enjte. Rastin në polici e ka raportuar babai i të miturit....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.