×
  • Lajme
  • Lajme

    Bashkëpunimi Kosovë-SHBA dhe dialogu strategjik, vizita e të dërguarit të Amerikës për Ballkanin

    FrontOnline
    11 Tetor 2024

    I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, u prit nga liderët e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, në takime ndaras të enjten në Prishtinë.

    Pas takimit me Kasanofin në zyrën e saj, Osmani tha se Kosova ka nevojë për dialog strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    “Në takimin me Kasanof, presidentja Osmani diskutoi edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë, siç është fusha e mbrojtjes dhe sigurisë”, tha zyra e Osmanit në një njoftim për media.

    Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë të kënaqura me veprimet e autoriteteve kosovare në veriun e banuar me shumicë serbe gjatë këtij viti, duke thënë se ato kanë ndikuar në partneritetin mes dy vendeve.

    Uashingtoni i ka cilësuar si të “njëanshme” dhe të “pakoordinuara” vendimet e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti në veri për ndalimin e dinarit serb, mbylljen e institucioneve paralele serbe dhe synimet për hapjen e urës mbi lumin Ibër.

    Kurti vazhdimisht këmbëngul se veprimet e Qeverisë së tij nuk janë të drejtuara kundër askujt, se ndjek Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe se marrëdhëniet me SHBA-në janë të mira, përkundër mospajtimeve për disa çështje.

    Pas takimit të enjten vonë, kryeministri Kurti shkroi në Facebook se me Kasanofin “trajtuam një gamë të gjerë temash, me fokus në fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale, zgjerimit të bashkëpunimit të dyanshëm dhe sinergjinë në fusha me interes të përbashkët”.

    Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri dhe aleati kryesor i Kosovës.

    Zyra e Kurtit tha në një njoftim paraprakisht se kryeministri “trajtoi mundësitë e bashkëpunimit edhe me emisarin e ri Alexander Kasanof si dhe partnerët tanë evropianë pas zgjedhjeve të mbajtura dhe komisionarëve të rinj”.

    Kasanof po e viziton Kosovën për herë të parë si i dërguar amerikan për Ballkanin Perëndimor – pasi e pasoi Gabriel Escobarin – ku pritet të zhvillojë konsultime edhe me liderë të opozitës, shoqërinë civile dhe bizneset.

    Kasanof erdhi në Prishtinë pas një vizite në Serbi dhe në Bosnje e Hercegovinë gjatë kësaj jave.

    Ndërkohë, zyra e Kurtit tha se në takimin e tij me të dërguarin amerikan të enjten “u trajtua dhe dialogu me Serbinë, ku kryeministri shprehu konstruktivitetin e Kosovës në proces dhe nevojën për zbatimin e plotë dhe sa më parë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit”.

    Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

    Por, takim mes udhëheqësve të lartë nuk ka pasur për më shumë se një vit.

    Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Korrik 2025
    Ish-Kryeministri dhe ish-Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, njëherësh deputet aktual, z. Talat Xhaferi, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Aleancën...
    Lajme22 Korrik 2025
    Belgjika dhe Kosova kanë nënshkruar sot një Letër Qëllimi për të thelluar bashkëpunimin në fushën e industrisë së mbrojtjes. Kjo u bë...
    Lajme22 Korrik 2025
    Policia e Kosovës po e heton si vdekje të dyshimtë, ndarjen nga jeta të 44-vjeçarit në vendin e tij të punës sot...
    Të tjera
    Lajme22 Korrik 2025
    Të mërkurën mbetet ende mot shumë i nxehtë, megjithë një rënie të lehtë të temperaturave maksimale në 34C e 36C. Pasdite me...
    Sport22 Korrik 2025
    Futbollistja e talentuar shqiptare, Rona Krasniqi, është lojtare e re e Juventus Women. Klubi italian konfirmoi të martën nënshkrimin e marrëveshjes me...
    Lajme22 Korrik 2025
    Agjencia e Sigurisë dhe Inteligjencës e Kroacisë (SOA) vlerëson se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbeten të paqëndrueshme dhe se, në këto...
    Lajme22 Korrik 2025
    “Fatmir Limaj, ka rënë në kurthin e Albin Kurtit”. Kështu deklaroi sot në emisionin DPT te Fidani, nga Aleanca për Ardhmërin e...
    Lajme22 Korrik 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, njofton për hapje për qarkullim të përkohshëm (sezonal) të PKK Strazimir, ndërmjet RKS dhe RMV. Kjo pikë...
    Lajme22 Korrik 2025
    Ka ndërruar jetë nëna e ish-deputetit dhe komandantit të Koshares, Hisen Berisha. Lajmin e ka konfirmuar vetë Berisha, përmes një njoftimi në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.