×
  • Lajme
  • Lajme

    Lirohet nga paraburgimi politikani serb, Arsenijeviq

    FrontOnline
    10 Tetor 2024

    Lideri i partisë Demokracia Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, është liruar nga paraburgimi të enjten, një ditë pasi gjykata kishte urdhëruar mbajtjen e tij në paraburgim për 48 orë si i dyshuar për veprën penale “ngacmim”.

    Gjykata ia ka ndaluar Arsenijeviqit t’i afrohet më shumë se 40 metra Visar Sylës, shefit të stafit të kryetarit të komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, për një muaj, njoftoi për Radion Evropa e Lirë avokatja e tij, Jelena Krivokapiq.

    Krivokapiq është shprehur e pakënaqur me vendimin e gjykatës, sepse beson se klienti i saj nuk e rrezikon askënd dhe paralajmëroi se do të bëjë ankesë.

    Arsenijeviq e postoi një video në llogarinë e vet në Facebook ku njoftoi se është liruar, duke thënë se “më ndaluan dhe mbajtën nën akuza të rreme”.

    “Nëse mendojnë se do të më disiplinojnë, jini të sigurt se nuk do ta bëjnë”, tha ai

    Qindra qytetarë dhe aktivistë protestën të enjten më hertë në Mitrovicë të Veriut kundër arrestimit të Arsenijeviqit.

    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, i tha më herët Radios Evropa e Lirë se Arsenijeviq ishte arrestuar me urdhër të Prokurorisë, në bazë të raportimit të Visar Sylës, shefit të kabinetit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut.

    Në muajt e fundit, Arsenijeviq sfidon pothuajse çdo ditë, me një bilbil, legjitimitetin e Kosovës në atë pjesë, si dhe pushtetin qendror.

    Ai dhe kolegët e tij partiakë pretendojnë se bëhet fjalë për “aktivizëm politik” dhe protesta paqësore kundër regjimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

    Kjo është hera e tij e pestë që ndalohet me bilbil në afërsi të zyrtarëve të Kosovës, me arsyetimin se po prish rendin dhe qetësinë publike.

    Ai ka protestuar me bilbil edhe më 10 shtator, ditën kur Kurti e ka realizuar një vizitë në Mitrovicë të Veriut.

    Edhe atëherë, sektori civil shqiptar dhe serb e ka dënuar arrestimin e tij, duke thënë se ai ka protestuar në mënyrë jo të dhunshme.

    Të tubuarit në protestën e 10 tetorit, të shoqëruar me tingujt e bilbilit, mbanin në duart mbishkrimet: “Bravo EULEX, ju i mësuat mirë”, dhe “A është BE-ja e shqetësuar?”.

    Disa organizata joqeveritare, në mesin e tyre Nisma e Re Sociale dhe Aktiv, i kanë dërguar letër Avokatit të Popullit, duke kërkuar reagim të menjëhershëm që zyra e tij të përfshihet në këtë rast.

    Nënkryetari i Demokracisë Serbe, Stefan Vellkoviq, është zotuar se nuk do ta ndalë aktivizmin politik me bilbil.

    “Ne do të vazhdojmë protestën me bilbil, çdo ditë, do të bëjnë protestë paqësore demokratike siç kemi bërë deri tani. Kosova është e jona, aq sa është e shqiptarëve, goranëve, romëve, boshnjakëve dhe komuniteteve dhe popujve të tjerë që jetojnë në Kosovë”, ka thënë Vellkoviq.

    Në protestë janë parë edhe disa përfaqësues të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.

    Ndalimi policor i Arsenijeviqit është dënuar më 9 tetor edhe nga një grup individësh nga sektori civil serb, të cilët kanë vlerësuar se arrestimi i tij – pas një proteste paqësore kundër kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq – është i motivuar politikisht.

    Atiq është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet.

    Ai i ka fituar zgjedhjet në procesin zgjedhor të bojkotuar nga serbët dhe Lista Serbe.

    Një grup individësh, duke përfshirë Miodrag Milliqeviqin nga organizata joqeveritare Aktiv, Jovana Radosavleviqin nga Iniciativa e Re Sociale, dhe Miodrag Marinkoviqin nga Qendra për Veprime Afirmative Sociale, kanë thënë se aktivizmi politik dhe protesta e Arsenijeviqit kundër zyrtarëve politikë “nuk rrezikon askënd”.

    “Një veprim i tillë i autoriteteve të Kosovës është sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së fjalës dhe të drejtës për protestë dhe duhet të jetë një paralajmërim për të gjithë shoqërinë kosovare”, është thënë në deklaratë.

    Aty është kërkuar lirimi i Arsenijeviqit dhe reagimi i menjëhershëm i organizatave ndërkombëtare.

    Petrol Company hap pikën më të re në Orllat me super çmime për Black Friday: Diesel 1.51€ dhe Benzinë 1.38€
    Nga Rubrika
    Lajme10 Tetor 2024
    Asamblisti i VV-së, Egzon Azemi, është përfshirë në një skandal. Azemi i cili është i akuzuar për huliganizëm në disa protesta të...
    Lajme10 Tetor 2024
    Politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq, i cili u arrestua dje pasi i fishkëlleu disa herë Kryetarit të Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, është liruar...
    Lajme10 Tetor 2024
    Çështja e furnizimit me ushqim në FSK ka qenë ndër temat kryesore të diskutimit në Kosovës ditëve të fundit. Lidhur me këtë...
    Të tjera
    Ekonomi10 Tetor 2024
    Sektorët e ndërtimtarisë, tregtisë dhe prodhimit në Gjermani punësojnë pjesën më të madhe të kosovarëve që jetojnë atje. Por, me kalimin e...
    Lajme10 Tetor 2024
    Në mbledhjen e sotme të Asociacionit të Komunave, pati thuajse një përleshje mes kryetarëve të komunave. Kryetari i Kamenicës nga Lëvizja Vetëvendosje,...
    Lajme10 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së “Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Hajdari ka reaguar pas bisedës së shefes së Grupit Parlamentar të “Vetëvendosjes”, Mimoza...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka publikuar llogarinë bankare të partisë së tij për të gjithë personat që kanë vullnet për mbështetje...
    Lifestyle10 Tetor 2024
    Dashuria është baza e çdo marrëdhënieje, por ka një kusht tjetër shumë të rëndësishëm për një marrëdhënie të shëndetshme dhe të lumtur,...
    Vip10 Tetor 2024
    Tashmë dihet, Big Brother VIP Kosova 3 starton me datë 18 të këtij muaji. Opinionisti i parë tashmë është zbuluar, por kureshtja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.