×
  • Lajme
  • Lajme

    Numër i madh i policëve te Pallati i Drejtësisë, para fillimit të seancës për rastin Banjska

    FrontOnline
    09 Tetor 2024

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca përgatitore për rastin e sulmit në Banjskë, në të cilën, të akuzuarit që ndodhen në paraburgim në Kosovë, duhet të deklarohen lidhur me fajësinë.

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur më 11 shtator një aktakuzë ndaj 45 personave, të cilët akuzohen për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale, por vetëm tre prej tyre janë në dispozicion të organeve të drejtësisë: Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.

    Ata janë arrestuar pas sulmit të armatosur në Banjskë, në veri të Kosovës, kur një grup i armatosur serb sulmoi Policinë e Kosovës dhe vrau policin, Afrim Bunjaku.

    Gjatë shkëmbimit të zjarrit, më pas, u vranë tre sulmues.

    Përgjegjësinë për sulmin e shtatorit të vitit të kaluar e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.

    Besohet se ai, dhe shumica e pjesëtarëve të këtij grupi të armatosur, ndodhen në Serbi.

    Seanca përgatitore ishte paraparë të mbahej më 25 shtator, por avokatët e të arrestuarve kërkuan shtyrje me arsyetimin se kishin marrë aktakuzën me vonesë dhe se u nevojitej kohë për t’u përgatitur.

    Prokuroria, në anën tjetër, kërkoi që gjykimi të fillojë edhe për të akuzuarit që janë në arrati, gjë që u kundërshtua nga avokatët, duke theksuar se një gjë e tillë nuk e parashihet me ligjet e Kosovës.

    Në fund, gjyqtari i rastit, Arben Hoti tha se do të kërkojë një opinion juridik nga Gjykata Supreme për interpretimin e Ligjit kur bëhet fjalë për gjykim në mungesë, dhe konstatoi se ka kushte për të gjykuar ata që ndodhen në paraburgim në Kosovë.

    Gjykata Supreme ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se e ka pranuar kërkesën për këtë çështje, më 30 shtator, dhe se lënda po shqyrtohet.

    Zyrtarë të saj theksuan se nuk ka një afat brenda të cilit Gjykata Supreme e Kosovës duhet të japë mendimin e saj juridik.

     

    EKSKULZIVE: Art Motion dhe Klan Kosova fitojnë të drejtën televizive të Superligës, Ligës së parë si dhe Kupës së Kosovës 
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Kompania e njohur kosovare Prishtina Ticket, vazhdon të mbetet zgjedhja kryesore dhe më e sigurt për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë...
    Lajme09 Tetor 2024
    Krimi në familjet shqiptare që jetojnë në Itali ka goditur sërish. Ngjarja e radhës është regjistruar në San Felice a Cancello, në...
    Lajme09 Tetor 2024
    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar se dje, ka pritur në vizitë stafin e Ambasadës Amerikane. Gjatë kësaj vizite në Preshevë,...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Ushtruesi i detyrës së Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, Naser Hafizi, është lidhur direkt në një emission televiziv nga...
    Lajme09 Tetor 2024
    Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pjesshme. “Do të mbajë mot me diell dhe vranësira...
    Ekonomi09 Tetor 2024
    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të hënën që t’i rris pensionet për 20%. Pas këtij vendimi janë shprehur të pakënaqur përfaqësuesit...
    Lajme09 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në samitin e liderëve të procesit Bërdo-Brione që po mbahet në Mal të Zi, ka thënë se...
    Lajme09 Tetor 2024
    Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca përgatitore për rastin e sulmit në Banjskë, në të cilën, të akuzuarit...
    Lajme09 Tetor 2024
    Oda e Minierave të Kosovës do ta mbajë sot Forumin e Minierave në Kosovë. Kjo njëherësh është hera e parë që organizohet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.