×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Arrestohet malazezi në Shqipëri për dokumente të falsifikuara

    FrontOnline
    08 Tetor 2024

    Policia e Shtetit ka bërë të ditur se një shtetas malazez ishte arrestuar në dalje të Shqipërisë.

    Në njoftimin e lëshuar thuhet se i njëjti ishte me vete pasaportë, kartë identiteti dhe leje drejtimi false, atij i janë sekuestruar edhe dokumentet.

    “Në vijim të verifikimeve në hyrje/dalje të Shqipërisë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë konstatuar se shtetasi malazez I. V., në dalje të Shqipërisë, kishte paraqitur në sportel, një pasaportë të dyshuar të falsifikuar. Gjatë kontrolleve dhe veprimeve të tjera procedurale, këtij shtetasi iu gjetën dhe 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi me gjenealitetet e një shtetasi tjetër, italian”.

    “Të treja dokumentet e dyshuara të falsifikuara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa shtetasi I. V., 42 vjeç u arrestua në flagrancë për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave’”, thuhet në njoftim.

    Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Tetor 2024
    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Tetovës, ku janë gjetur të vdekur në rrethana misterioze një nënë 38-vjeçare dhe...
    Bota/Rajoni08 Tetor 2024
    Një ditë pas protestës së opozitës në Shqipëri, Policia ka iniciuar kallëzim penal për tre drejtues të Partisë Demokratike. Kallëzimi penal ka...
    Bota/Rajoni08 Tetor 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka folur për një takim që e pati me homologen maqedonase, Gordana Siljanovska, në kuadër të Samitit...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë dhënë detaje nga aksioni i përbashkët në Ministrinë e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Sipas...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale me anë të një komunikate të përbashkët kanë njoftuar se përgjatë bastisjes në aksionin e Ministrisë...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ka filluar qarkullimi i mallrave serbe në tregun e Kosovës, një ditë pasi që Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndryshimin...
    Lajme08 Tetor 2024
    Trim Syla, i cili njihet për aksionet e tij simbolike këtë herë është rikthyer me një parull pasi në Kosovë hyri kamioni...
    Lajme08 Tetor 2024
    Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë mbajtur gjatë ditës së sotme konferencën përgatitore për gjykimin në çështjen Januzi dhe të...
    Lajme08 Tetor 2024
    Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë dhënë detaje për vizitën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, në Kosovë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.