×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërheqja taktike e Kurtit nga kushtëzimi për dorëzimin e Radojçiqit

    FrontOnline
    12 Tetor 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka një kusht për t’u kthyer në dialog me Serbinë. Kurti ka kërkuar nga shteti serb dorëzimin e Milan Radoiçiqit, i cili mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë.

    Përkundër kërkesës së Kurtit, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar për javën që vjen nisjen e përgatitjes së një takimi mes kryenegociatorëve të dy shteteve.

    Opozita në Kosovë ka kritikuar kryeministrin Kurti për deklarimet që s’do të jetë pjesë e dialogut deri në dorëzimin e Radojiçiqit, pasi sipas tyre, kjo ka ndodhë edhe më herët dhe sërish ka pranuar të jetë në tavolinë me Vuçiqin.

    Nënkryetarja e PDK-së: Kurti e ka aprovuar lirimin dhe tërheqjen e Radojçiqit në Serbi

    Nënkryetarja e “Partisë Demokratike të Kosovës”, Mimoza Ahmetaj ka deklaruar se kushti i Kurtit që lidhet me dialog janë mesazhe për votuesit e “Vetëvendosjes”.

    Ahmetaj tha për “Front Online” se në një formë Kurti e ka aprovuar tërheqjen e Radojçiqit në Serbi.

    “Kushtet që Kurti i ka përcaktuar janë mesazhe për votuesit e VV-së. Kur ne jemi në fushatë parazgjedhore dorëzimi i Radojçiqit ka të bëjë me vet qëndrimin e Kurtit, i cili në një formë e ka aprovuar lirimin dhe tërheqjen e tij në Serbi”, u shpreh Ahmetaj.

    Nënkryetari i LDK-së: Kurti e Vuçiq po vizatohen në Bruksel për dakoordimin për t’u mos u dakoorduar 

    Lutfi Haziri, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka folur për “Front Online” lidhur me kërkesën e kryeministrit Kurti për Serbinë me dorëzimin e Milan Radojçiqit.

    Haziri deklaroi se këto kushte të Kurtit janë për konsum të brendshëm.

    Ai thotë se kryeministri Kurti tjetër fjalim ka në Kosovë e tjetër në Bruksel.

     “Marrëdhëniet e kryqëzuara që po ndërton Kurti dhe Vuçiq për dialog janë për konsum të brendshëm, ndërsa në Bruksel vizatohen sa për t’u takuar me parimin jemi dakoorduar për të mos u dakorduar. Kurti flet diçka tjetër në Kosovë e tjetër në Bruksel”, thotë Haziri.

    Deputetja e AAK-së: Kurti po mashtron me deklarata që s’po i mbanë

    Kushti i kryeministrit Albin Kurti për të mos shkuar në Bruksel për dialog pa dorëzimin e Milan Radoiçiqit, nga AAK-ja po vlerësohet si deklaratë mashtruese.

    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, thotë se para ardhjes në pushtet Kurti i ka pasur këto deklarata, por, sipas saj, nuk i mbajti.

    “Këto deklarime të Kurti janë mashtruese se kur ka ardhë në pushtet ka thënë se nuk do të dialogojnë pa i plotësuar kushtet. U kthyen në tavolinën e diskutimit pas rastit të Banjskës edhe pse kanë thënë jo”, deklaroi ajo.

    Deputetja Kadrijaj thotë se pushteti aktual të gjitha marrëveshjes në Bruksel i kanë pranuar.

    “I përshtatën deklarimeve të fushatës zgjedhore se këta gjithmonë kanë dialogu, i kanë pranuar krejt marrëveshjet që ju kanë servuar në tavolinë”, përfundoi Kadrijaj për “Front Online”.

    Arifi: Qëndrimi i Kurtit ndaj çështjes Radojçiq është për t’u respektuar, sikur të ishte e qëndrueshme

    Ish-kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Avni Arifi vlerëson se deklarimet e kryeministrit Kurti për mos përfshirjen në dialog deri në dorëzimin e Radojiçiqit janë të paqëndrueshme.

    Pasi, sipaj tij, kjo nuk është deklarata e tij e parë për këtë çështje.

    “Qëndrimi i Kurtit ndaj çështjes Radojçiq është për t’u respektuar sikur të ishte e qëndrueshme. Nuk është hera e parë e as e fundit që Kurti ka shpreh qëndrime që nuk i ka mbajt p.sh. nuk e diskutoj dinarin në Bruksel, nuk e diskutoj Urën në Bruksel por përfundoj duke i diskutuar ato”, tha Arifi.

    Arifi nuk ka pritshmëri për takimin e radhës në Bruksel mes Bislimit dhe Petkoviqit.

    “Takimi i Bislimit/ Petkoviqit është një vazhdimësi e asaj qe quhet turizëm politik”, deklaroi Arifi për “Front Online”.

    Emisari special i BE’së, Miroslav Lajcak, anipse thotë se përgjegjësit për sulmin në Banjskë duhet të ndëshkohen, ai shton se nuk pret që të ketë progres në dialog gjatë kohës së fushatës zgjedhore në Kosovë.

     

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Lajme12 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ndodhi dje në Veternik, që bllokoi gjithë Prishtinën. Ngasësi i kamionit që...
    Lajme12 Tetor 2024
    Njohësja e proceseve politike, Magbule Shkodra, tha se Qeveria Kurti nuk do ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe...
    Lajme12 Tetor 2024
    I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, tha se veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës i komplikojnë kapacitetet e SHBA-së...
    Të tjera
    Sport11 Tetor 2024
    Në ndeshjen e Pragës mes Çekisë dhe Shqipërisë për Ligën e Kombeve, grupimi “Tifozat Kuq e Zi” kanë përçuar një mesazh të...
    Sport11 Tetor 2024
    Shqipëria nuk ka shfaqur as për së afërmi formën që e kishte në dy ndeshjet e kaluara me Çekinë. Dhe kuqezinjtë u...
    Lajme11 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot, më 11.10.2024, rreth orës 13:00, në qytetin e Pejës është arrestuar personi me...
    Bota/Rajoni11 Tetor 2024
    Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në fjalën e tij në Nënkomitetin për Ballkanin Perëndimor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës...
    Sport11 Tetor 2024
    Ndeshja mes Republikës Çeke dhe Shqipërisë që po luhet në Pragë e vlefshme për Ligën e Kombeve është shoqëruar me përplasje mes...
    Bota/Rajoni11 Tetor 2024
    Shqipëria dhe Hungaria kanë nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi. Ato shprehën gatishmërinë e tyre për ta thelluar edhe më shumë bashkëpunimin dhe investimet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.