×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqipëria dhe Hungaria nënshkruajnë dy marrëveshje bashkëpunimi

    FrontOnline
    11 Tetor 2024

    Shqipëria dhe Hungaria kanë nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi.

    Ato shprehën gatishmërinë e tyre për ta thelluar edhe më shumë bashkëpunimin dhe investimet hungareze në Tiranë.

    Një marrëveshje në fushën e bujqësisë dhe një tjetër në atë të administratës publike u nënshkruan gjatë një vizite të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në Budapest, ku ai u takua nga lideri hungarez Viktor Orban.

    “Biseduam se si mund ta zgjeronim këtë bashkëpunim që, në fakt, nuk është bashkëpunim në vetvete, por është ndihmesë me një drejtim nga pala hungareze drejt nesh”, tha shefi i qeverisë shqiptare gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij hungarez.

    Rama tha se me Orbanin bisedoi për thellimin e metejshëm të bashkëpunimit dhe tregoi se investimet e kompanive hungareze në Shqipëri kapin vlerën e rreth 350 milionë eurove.

    “Ndihemi të inkurajuar nga fakti që kompanitë hungareze po investojnë, por gjithashtu edhe numri i investimeve të drejtpërdrejta të huaja në shifra me euro që vijnë nga Hungaria është i pazakontë duke u krahasuar gjithnjë me vende që janë si Shqipëria në madhësi”, tha kryeministri shqiptar.

    Vizita e Ramës në Budapest vjen rreth një vit pasi Orbani e kishte vizituar Shqipërinë, shkruan A2 CNN.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Nëntor 2024
    Shqiptarët e Luginës së Preshevës, pritet të protestojnë sot, në Medvegjë. Kjo u paralajmërua nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Nevzad Lutfiu....
    Bota/Rajoni03 Nëntor 2024
    Ka shkuar në 4 numri i viktimave nga ngjarja kriminale e ndodhur në Shkodër më 30 tetor, ku iu bë atentat Hamza...
    Bota/Rajoni03 Nëntor 2024
    Nëntori erdhi furishëm teksa erërat gjëmuan në nivele historike përgjatë bregut perëndimor të Finlandës të premten. Në ishullin Kylmapihlaja në Rauma, shpejtësia...
    Të tjera
    Lajme03 Nëntor 2024
    Analisti politik, Dritëro Arifi, për FrontOnline, ka thënë se publikimi i videoeve nga VV-ja me akuza ndaj partive opozitare, është akuzë e...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së Berat Rukiqi, pas vendimit të qeverisë për rritjen e pagave të punëtorëve në sektorin publik, thotë se...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se gjatë këtij mandati është trefishuar numri i noterëve në Kosovë. Tutje, kjo ministri shton se për...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së, Time Kadrijaj, për FrontOnline, thotë se partitë opozitare ndryshe nga VV kanë filluar të sensibilizohen me takimet e tyre....
    Sport03 Nëntor 2024
    Me fillim nga ora 13:00, Superliga e Kosovës sot vjen me dy ndeshje interesante. Prishtina do të pres Ferizajn në stadiumin “Fadil...
    Bota/Rajoni03 Nëntor 2024
    Shqiptarët e Luginës së Preshevës, pritet të protestojnë sot, në Medvegjë. Kjo u paralajmërua nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Nevzad Lutfiu....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.